• Roni Klein

Këngëtari suedez “dështon” në diplomaci


Një video, në të cilën këngëtari suedez Benjamin Ingrosso, komentonte të gjitha këngët pjesmarrëse në edicionin e këtij viti të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2018”, ka shkaktuar shumë pokemika mes fansave të festivalit, aq sa tashmë kjo video është fshirë nga YouTube.

Në këtë video, të realizuar nga faqja Wiwibloggs, përfaqësuesi i Suedisë në Lisbonë, po mundohej të komentonte me humor këngët konkurrente, por ai ka dështuar, pasi fansat që kanë parë këtë video tregojnë se ndjehen të fyer nga fjalët e suedezit.

Mesa duket, reagimet e fansave, e kanë shtyrë faqen e Wiwibloggs që të fshijnë videon, e cila është ripostuar pjesërisht në rrjete të tjera sociale.

Ja dhe disa nga fjalët, e suedezit Benjamin Ingrosso, ndërsa shihte videoklipet e këngëve nga disa nga vendet pjesmarrëse;

Shqipëria: "Këngë vërtet agresive."

Armenia: "Nuk arrij t’a dëgjoj zërin e këngëtarit, mesa duket artisti kryesor është kitaristi."

Hungaria: ai i hoqi kufjet nga veshi dhe tha se refuzonte t’a dëgjonte një këngë të tillë rock.

Kroacia: "Kroaisia, Kreeisia, Kroazha..."

Serbia: "Hej, pa shiko, ja ku qenka edhe Voldemort" (red: personazh negativ në librat Harry Potter)

Maqedonia: “hahaha, më duket se ajo (këngëtarja) ja futi pordhës. Po këtë bateristin, ku e kanë gjetur?! Në rrugë?

Gjeorgjia: "reklamë e Dressman” (red: Dressman, dyqan suedez i veshmbathjes


#Sweden #Melodifestivalen #ESC2018 #AllAboard

0 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now