top of page
Writer's pictureRoni Klein

Përsëri dhe përsëri: Turqia mund të rikthehet.



Vazhdojnë thashethemet për rikthimin e Turqisë në festivalin Evropian, këtë herë pas një cicërime në profilin zyrtar në Twitter, të grupit turk Manga, grup i cili përfaqësoi Turqinë në vitin 2010, në Oslo të Norvegjisë.

Në cicërimën e tyre në Twitter, thuhet : Eurovision? Përsëri dhe përsëri.

Dëshira e fansave të huaj dhe turq, për rikthimin e Turqisë në konkurrencë, është shfaqur në të gjitha format e mundshme në të kaluarën. Organizata simotër e klubit tonë, OGAE Turkey, ka lobuar me thirrje dhe peticione të bëra kundrejt transmetuesit publik Turk, TRT, që pas shkëputjes së këtyre të fundit nga konkurrenca në vitin 2013, e cila erdhi  shenjë proteste për ndryshimin e rregullores dhe mënyrës së votimit.

Para pak javësh, ishte edhe këngëtarja turke Sertab Erener, ajo që i shtoi edhe më tepër zë, zhurmës për rikthimn e Turqisë në Eurovision, pas një lidhje live nëpërmjet Instagramit të saj, ku ajo tha se Turqia do t'i rikthehet konkurrencës, vitin e ardhshëm. 

Thashethemet për rikthimin e Turqisë, janë shtuar më tepër pas përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të TRT, Z. Ibrahim Eren, në mesin e muajit të kaluar. Në thashethemet për pjesmarrje, nuk është lënë jashtë edhe emri i këngëtares turke Fatma Turgut, si një nga artistet që do të mund të përfaqësojnë Turqinë në Lisbonë. Fatma Turgut është një këngëtare e rrymës rock, i njëjti stil me grupin Manga.


(Në foto: këngëtarja turke Fatma Turgut, e përfolur si një përfaqësuese e mundshme për Turqinë në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018)

Gjasat janë që grupi turk Manga, mund të marrë pjesë në një bashkpunim me këngëtaren 33 vjeçare Fatma Turgut, pasi bashkpunimet nuk janë ndonjë gjë e re për grupin apo për Fatmën. 


20 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page