"Lajmi paska marrë dhenë...unë nuk di gjë 😳
Këto ishin fjalët e artistes së mirënjohur Juliana Pasha, sot, nëpërmjet instagramit të saj, kur vuri re se një nga portalet online e kishte "bërë" me barrë, vetëm pasi ajo kishte publikuar një ku ajo pozon sëbashku me bashkshortin e saj.
Këngëtarja, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2010 në Oslo më këngën "It's all about you", ka mbetur e habitur nga fakti sesi një foto e tillë është interpretuar si një shpallje lajmi për një shtatzani të sajën.
Juliana, e cila nuk është shtatzënë, me humor, ia ka vënë fajin ngrënies të shijshme përpara shkrepjes së aparatit për këtë keqinterpretim, duke thënë "Ehh ç'më bëre o mëngjes i shijshëm 🍳🥓🥖🧀 🍮🍩☕️".