• Roni Klein

Përfundon sezoni veror.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në datat 8,10 & 12 Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

Kjo është edhe java e fundit e këtij sezoni të qetë veror përsa i përket ngjarjeve që kanë të bëjnë lidhje me Eurovisionin, ndaj ky është edhe artikulli i fundit i rubrikës "Një javë pa eurovision" . Ndërsa i afrohemi ditëve të shatorit, po i afrohemi edhe ditës në të cilën Shqipëria do të përzgjedhë këngën dhe përfaqësuesin për festivalin evropian të fëmijëve "Junior Eurovision Song contest 2017", festival i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë në 26 Nëntor të këtij viti. Radio TV Publik Shqiptar, RTSH, do t'a bëjë përzgjedhjen për përfaqësim me një konkurs / spektakël të quajtur "Junior Fest 2017, konkurs i cili do të zhvillohet më datë 23 shtator. Në këtë konkurs, do të marrin pjesë 16 artistë të moshës 9-14 vjec, duke përzgjedhur një prej tyre (sëbashku me këngën që ai/ajo do tër këndojë) për skenën e Tbilisit.


Java e kaluar, ishte mjaft e qetë përsa i përket lajmeve nga ish përfaqësuesit tanë në Eurovision, Lindita u kthye në shtëpinë e saj në SH.B.A, pas një periudhe pushimesh në Zvicër, e tashmë i është kushtuar palestrës. Eneda Tarifa (e cila në cdo foto, mban nga një palë zyzesh të ndryshme), ka publikuar një foto të saj me vajzën e saj, Aria, e cila, sipas vetë këngëtares, po e mbron nga dielli duke i mbuluar sytë.


Aurela Gace, dëshiron që të mësojë si ti bie daulleve...dhe kur do Aurela, ja bëhet ja s'ka, por deri atëherë le të vazhdojmë të shijojmë zërin e saj të mrekullueshëm dhe repretorin e gjerë të saj.

Juliana Pasha, ka gjetur pak kohë për të pushuar. Këngëtarja, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Oslo, në edicionin e vitit 2010, ka patur një sezon veror mjaft të ngjeshur me punë.


Në lajmet ndërkombëtare, do të veconim lajmin se ndoshta Vendet e Ulëta (Holanda) kanë zgjedhur tashmë artistin përfaqësues pë Lisbonë. Sipas gazetës Der Telegraaf, bileta për Lisbonë i është dhënë këngëtares Romy Montero. Ndonëse komentatori holandez, Cornald Maas, nëpërmjet një cicërime në Twitter tha se "ende nuk ka asnjë vendim zyrtar", sipas vetë fjalëve të këngëtares, transmetuesi publik holandez, AVROTROS, i ka telefonuar duke i ofruar mundësinë dhe se ajo po e konsideron këtë gjë.

24 vjecarja Romy Montero, e cila është me origjinë portugeze, u bë e njohur për publikun holandez, pas pjesmarrjes së saj në talent show "The Voice of Holland" të vitit 2014.


#EurovisionSongContest #TheNetherlands #Georgia #Albania #ESC2018 #JuniorESC

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now