top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Hersi, koncert me orkestrën Piazza Vittorio

Updated: Dec 19, 2019

Hersi Matmuja (ESC 2014) rikthehet fuqishëm me një show special dhe mesazh universal. Në bashkëpunim me orkestrën multi etnike të Piazzas Vittorio Hersi Matmuja ka publikuar sot një video të këngës opera "Va" shkëputur nga Giuseppe Verdi's "Nabucco". Pas videos së sotme Hersi bashkë me artistë të tjerë të zhanrit opera do të zhvillojnë një "mini-tour" në Itali me këngë të tjera, shkruan gazeta e përditshme italiane La Republica.


Mesazhi i këtij koncerti është që edhe pse kemi prejardhje të ndryshme në fund të fundit jemi të gjithë njerëz. "Është një mesazh i fortë anti racizmit në këtë botë ku kudo në botë po ndërtohen mure dhe censura" shprehet Hersi për Eurovision Albania.

Koncertin e Hersit bashkë me orkestrën e Piazza Vittorio mund ta ndiqni në këto data në disa nga qytetet e Italisë: 21 shkurt - Pesaro | 6 dhe 7 mars në Modena | 8 mars në Cesena | 9 mars në Gonzaga | 10 mars në Cremona.


Një pjesë të vogël nga koncerti: https://video.repubblica.it/spettacoli-e-cultura/va-pensiero-rivisto-dall-orchestra-di-piazza-vittorio-videoclip-in-anteprima/350390/350966


8 views0 comments
bottom of page