top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Qipro ESC 2016: Minus One - së shpejti me një album të ri


Eurovision Albania kishte kënaqësinë që të takohej me djemtë e grupit Minus One, grup i cili përfaqësoi Qipron në festivalin Evropian të Këngës, zhvilluar në Stokholm, Suedi, në maj të vitit 2016. Tashmë ky ku grup po regjistron albumin e tyre të ardhshëm, i cili pritet të hidhet në treg nga fundi i muajit mars. Menaxheri i grupit, i cili na ftoi në një nga tre koncertet e mbajtura në Hard Rock Cafe në Kopenhagen, na tregoi se grupi tashmë ka një përbërje të re, pasi këngëtari George Solonos, i la vendin këngëtarit Francois Micheletto, i cili sëbashku me katër antarët e tjerë; Harrys Pari,Constantinos, Amerikanos, Antonis Loizides & Chris J. do të vazhdojnë turneunne tyre nëpër disa vende të Evropës. Ky grup, i cili i ka fillimet e tij si një cover band, ka në plan një album me 8 këngë origjinale dhe 4 këngë të ripërpunuara. Në planet e arsdhshme të grupit, është edhe një album i tretë, por gjithsesi këto plane nuk janë konkretizuar ende.



5 views0 comments
bottom of page