top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Ça i bone vetes? - Dilan Reka, publikon këngën e re.


Ndonëse në një moshë mjaft të re, këngëtarin Dilan Reka, e kemi parë në disa nga eventet më të suskesshme në Shqipëri, duke filluar pjesmarrjen në X-Factor, e më pas edhe me dy konkurrimet e njëpasnjëshme në Festivalin e Këngës në RTSH. Ndonëse pas renditjes mjaft të suskesshme në edicionin e 55. nuk u rikthye për të konkurruar në edicionin e kaluar të të Festivalit të Këngës në RTSH, Dilani ka qenë mjaft aktiv në karrierën e tij në muzikë. Kënga e tij e fundit në festival, ishte edhe kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë në konkursin Shansi i Dytë 2017, e cila arriti të renditej e 12. me 44 pikë, nga 22 këngët që ishin në konkurrim. Pas një periudhe të shkurtër, këngëtari ka nxjerrë në treg edhe këngë të tjera, e tashmë i ka ardhur rradha publikimit të këngës së tij më të re me titull "Ça i bone vetes", e cila vjen e shoqëruar me një videoklip të prodhuar nga FullMoon Production, ndërsa kënga është e prodhuar nga BIGDEAL RECORDS. Teksti i këngës, është shkruar nga vetë këngëtari ndërsa imazhi për videon, është kuruar nga znj. Miranda Dupi (Styling Image Maker), e cila ishte edhe kuruesja e imazhit të këngëtares Elhaida Dani në Eurovision Song Contest 2015.

Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit Evropian të Këngës, Eurovision Song Contest 2018, Dilani publikoi në mediat sociale, edhe dy variante të këngëve pjesmarrëse në këtë edicion. Por, tashmë është koha për një publikim komplet origjinal, këngës dhe videoklipit të këngës "Ça i bone vetes", këngë e cila i paraprin shumë projekteve të tjera, të cilat këngëtari po i mban për të na i bërë surprizë në të ardhmen.


33 views0 comments
bottom of page