• Roni Klein

Risitë e javës në telenovelën turke "Eurovision, një herë po e një herë jo", ndërsa Elhaid


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj në datat 8,10 & 12 Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

Sipas gazetarit turk, Ali Eyüboglu, Turqia nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës "Eurovision Song Contest", nëse nuk ndryshon rregulli për hyrjen e menjëhershme në finaleve të vendeve të konsideruara Big 5 (Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Italia & Mbretëria e Bashkuar). Sipas këtij gazetari, i cili ka lidhje të forta me qeveritarë dhe median turke, transmetuesi publik turk, TRT, kundërshton edhe cmimin e lartë të pjesmarrjes në Eurovision. Cmimi i pjesmarrjes në Eurovision është i ndryshëm për vendet pjesmarrëse, në varësi të madhësisë së teleshikuesve të një vendi pjesmarrës, ndërsa sejcili transmetues ka një buxhet të caktuar për pagesën e pjesmarrjes, si edhe shpenzimet e tjera (hotel, dieta, fluturime, makiazh, koreografi, etj). Ja disa nga buxhetet e disa transmetuesve, në vitet e kaluara.

  • ERT - Greqia – 150,000 Euro (2012)

  • MPT - Ish Rep.Jug. e Maqedonisë – 100,000 Euro (2014)

  • TVR - Rumania – 130,000 Euro (2014)

  • BBC- Mbretëria e Bashkuar – 283,000 Euro (2011)

Transmetuesi shqiptar, RTSH, ka patur një buxhet mesatar, prej rreth 100,000 Euro për të mbuluar të gjitha shpenzimet që pjesmarrja kërkon, përfshi këtu edhe atë të regjistrimit për pjesmarrje. RTSH paguan një tarifë më të ulët për pjesmarrje, kjo jo vetëm për arsye të një teleshikueshmërie më të ulët, por edhe sepse RTSH ka vendosur që të jetë më e kursyeshme në teknikën e transmetimit live, duke mos cuar komentator në vendngjarje, si edhe duke e patur delegacionin e saj mjaft të vogël, në krahasim me vendet e tjera.


Bashkimi i Transmetuesve Evropianë, EBU, i jep përgjigje pyetjes "Përse nuk merr Kosova pjesë në Eurovision?" nëpërmjet faqes së tyre zyrtare të festivalit Evropian eurovision.tv

Mesa duket, grupi i punës që mban faqen zyrtare, është "bombarduar" me pyetje nga teleshikuesit në Kosovë, të cilët interesohen mbi pjesmarrjen e Kosovës në këtë event muzikor të rëndësishëm.

Kësaj pyetje, EBU, ka vendosur t'i përgjigjet me fjalët" Kosova, nuk merr dot pjesë në Eurovision Song Contest, sepse transmetuesi i tyre publik (RTK) nuk është transmetues antar ose antar bashkpunues në EBU. Statuti i EBU-së thotë se, për t'u antarësuar në EBU, duhet që vendi të jetë antarësuar më parë në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikimeve(ITU) ose në Këshilin Evropian (Council of Europe).

EBU ka ndihmuar Kosovën për rihapjen e shërbimit publik televiziv dhe vazhdon që të punojë nga afër me RTK-në, në mënyrë që të ruajë median publikë në Kosovë.

Ndonëse na ndajnë shumë muaj ndaj majit, si edhe fillimit të ngjarjeve në Lisbonë, lista provizore e vendeve pjesmarrëse tregon se deri sot, 27 vende kanë shfaqur interesimin për pjesmarrje në edicionin e vitit të ardhshëm:

Azerbajxhani /Armenia /Austria /Bjellorusia /Belgjika /Cekia /Qipro /Danimarka /Estonia /Finlanda /Franca /Gjeorgjia /Gjermania /Islanda /Irlanda /Letonia /Lituania /Malta /Norvegjia /Polonia /Portugalia /Rumania /Rusia /Serbia /Spanja /Suedia /Zvicra.

RTSH, nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht për pjesmarrjen e Shqipërisë, gjë që pritet t'a bëjnë së shpejti.

Këngëtarja Lindita Halimi, nuk ngurron të tregojë format e saj trupore në instagram, forma që do t'i kishte zili cdokush. 28 vjecarja, e cila është lindur në Viti të Kosovës, ka disa vjet që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas hedhjes në treg të këngës dhe videoklipit të saj më të ri, të titulluar "Rock Whine", këngëtarja ka zgjedhur që të udhëtojë drejt Gjenevës, për të kaluar disa ditë me familjarët e saj.


Elhaida ka vendosur që t'i drejtohet Lisbonës, për të kaluar disa ditë pushimi. Në një nga postimet e saj në instagram, ndërsa Elhaida pozon me kurriz në lagjen Belem të Lisbonës, një profil i rremë i cili pretendon të jetë i këngëtares Samanta Karavella, e ka komentuar me fjalët "I want to see you again in Eurovision🙏❤" (Dëshiroj të të shikoj përsëri në Eurovision). A mos ndoshta Elhaida po e shikon vërtet këtë mundësi?


Edhe pak ditë na ndajnë nga "EuroStarz in Concert", koncert i cili do të zhvillohet këtë të shtunë, 19 Gusht, ora 20.00, në sallën e klubit Star of Kings në Londër (Adresa: The Star of Kings 126 York Way, London N1 OAX).Në këtë koncert, do të marrë pjesë edhe këngëtarja Anjeza Shahini Connolly, e cila sëbashku me këngëtarëtAnne Marie David (Fituese e festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 1973 për Luksemburgun)Mihai Traistariu (Përfaqësuesi i Rumanisë në festivalin Evropian,Eurovision Song Contest ESC 2006)Salena Mastroianni (Finaliste në konkursin për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Eurovisionin e këtij viti, në programin britanik "You Decide! ESC 2017" në BBC)Kurt Calleja (Përfaqësuesi i Maltës në festivalin Evropian, Eurovision Song Contest 2012)Koncerti do të moderohet nga Karl William Lund, i cili është një nga finalistët për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Eurovisionin e vitit të kaluar. Për blerjen e biletave, ju lutem vizitoni faqen Tickettailor.com


#Turkey #Albania #ESC2018 #EBU #Kosova #RTSH #ElhaidaDani #Lindita

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now