Thashetheme nga java e kaluar & biletat për javën e ardhshme
- Roni Klein
- Aug 8, 2017
- 3 min read
Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në 8,10 & 12 Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.
Edhe pak ditë na ndajnë nga "EuroStraz in Concert", koncert i cili do të zhvillohet të ditën e shtunë, 19 Gusht, ora 20.00, në sallën e klubit Star of Kings në Londër (Adresa: The Star of Kings 126 York Way, London N1 OAX).
Në këtë koncert, do të marrë pjesë edhe këngëtarja Anjeza Shahini Connolly, e cila sëbashku me këngëtarët
Anne Marie David (Fituese e festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 1973 për Luksemburgun)
Mihai Traistariu (Përfaqësuesi i Rumanisë në festivalin Evropian,Eurovision Song Contest ESC 2006)
Salena Mastroianni (Finaliste në konkursin për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Eurovisionin e këtij viti, në programin britanik "You Decide! ESC 2017" në BBC)
Kurt Calleja (Përfaqësuesi i Maltës në festivalin Evropian, Eurovision Song Contest 2012)
Koncerti do të moderohet nga Karl William Lund, i cili është një nga finalistët për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Eurovisionin e vitit të kaluar.
Për blerjen e biletave, ju lutem vizitoni faqen Tickettailor.com
Kjo javë ishte e mbushur me lajme mbi thashetheme për rikthim në festivalin Evropian, Eurovision Song Contest. Në lajmet kryesore, u përfol rikthimi i Turqisë, vend i cili i ka munguar konkurrencës që pas pjesmarrjes së tyre të fundit në vitin 2012. Ky rikthim, i cili ka shumë gjasa të ndodhë në edicionin e ardhshëm, atë të datave 8,10,12 Maj 2018 në Lisbonë, lakoi edhe disa emra artistësh turq, si psh. të grupit turk Manga, të cilët hodhën benzinë në flakën e këtyre thashethemeve me një cicërimë nëpërmjet llogarisë së tyre zyrtare në rrjetin social Twitter ku thuhej ; Eurovision? Përsëri dhe përsëri!

Festivali Evropian i këngës, Eurovision Song Contest 2018, do të zhvillohet në datat 8,10 & Maj 2018, në arenën Meo, e cila ndodhet në kryeqytetin e Portugalisë,Lisbonë.
Për të evituar politizimin e mundshëm të edicioneve të ardhshme, EBU (Bashkimi Evropian i Transmetive) ka vendosur për një shtrëngim në rregullore. Në rregulloren e re, është shtuar tashmë një paragraf ku thuhet se;
"Festivali Evropian i Këngës (Eurovision Song Contest) është një ngjarje jo-politike. Të gjithë transmetuesit pjesëmarrës, duke përfshirë transmetuesin edhe transmetuesin mikpritës, duhet të sigurojnë që në delegacionet dhe ekipet e tyre përkatëse, të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që festivali Evropian të mos politizohet ose të përdoret si një instrument politik, pamvarsisht rrethanave."

Këto ndryshime, kanë ardhur si pasojë e problemeve politike me të cilat është ndeshur organizimi i festivalit Evropian në vitete e kaluara, sidomos në Kiev, pas moslejimit të pjesmarrjes së këngëtares ruse.
Tashmë transmetuesve mikpritëse, do t’u duhet që të përputhen gjithmonë me afatet e dakorduara me EBU-në, për një zbatim të duhur, si edhe në kohë dhe në mënyrë efikase të festivalit Evropian, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e EBU-së.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë moszbatimet e rregullores do të cilësohen si shkelje e kontratës, gjë që mund të rezultojë që EBU, t’ja besojë organizimin e festivalit Evropian, një transmetuesi tjetër.
Transmetuesi ynë pjesmarrës, RTSH - Radio Televizioni Publik Shqiptar, nuk është shprehur ende zyrtarisht, nëse Shqipëria do të marrë pjesë në Lisbonë, ose për mënyrën e përzgjedhjes së artistit pjesmarrës. Nëse RTSH do të vendosë që të udhëtojë drejt Lisbonës, pritet që të ketë ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes për pjesmarrje në festivalin Evropian. Ndryshimet mund të bëhen si rrjedhojë e rezultateve të dobta që ka patur Shqipëria në konkurrencë, ku në dy vitet e fundit nuk është arritur dot edhe futja në finale.
Ka kaluar pak më tepër se një javë nga publikimi i videoklipit të këngës "S'nuk", një bashkpunim i këngëtares Aurela Gaçe me këngëtaren 23 vjeçare nga Ferizaj, Filloreta Raçi, e cila njihet më mirë me emrin Fifi. Mund të themi se kjo këngë, e cila është kompozuar nga Kledi Bahiti, me tekst të këngëtares Fifi, tashmë po kthehet në një hit veror në trojet shqiptare.
Përveç këngës, Aurela ka zgjedhur të pubikojë edhe një miniklip të një fansi të zjarrtë të saj, gjatë një feste në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Comments