top of page
Writer's pictureRoni Klein

Konfirmohen zyrtarisht, datat, qyteti dhe arena për festivalin e ardhshëm Evropian ESC 2018.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në 8,10 & 12 Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

Do të jetë Lisbona, qyteti mikpritës për edicionin e ardhshëm e festivalit Evropian. Kështu është vendosur nga grupi organizues në bashkpuim me Radio Tv Publik Portugez, RTP. Pas një "beteje" mes katër qyteteve portugeze, u vendos që mikpritja dhe zhvillimi i Eurovisionit në Portugali, të jetë një detyrë për arnën MEO e cila ndodhet në kryeqytetin e Portugalisë. Megjithëse publikimi zyrtar i lajmit u bë nëpërmjet një konference për shtyp vetëm të martën e kaluar, ky vendim nuk ishte ndonjë surprizë, pasi Lisbona ishte rekomanduar nga autoritetet e EBU-së (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve). Madje edhe ne, kur kemi folur për organizimin e edicionit të ardhshëm, kemi folur për Libonën dhe arenën MEO.

Në konferencën për shtyp javën e kaluar, RTP shpalli edhe datat për zhvillimin e netëve gjysëmfinale dhe asaj finale, të cilat do të jenë 8,10 & 12 Maj 2018.

Menjëherë pas shpalljes së datave, çmimet e hoteleve në Lisbonë si edhe fluturimeve kundrejt Lisbonës, janë ngjitur në një mënyrë të rrufeshme, pasi interesimi për të ndjekur Eurovisionin nga salla, pritet që të jetë më i madh se vitet e tjera.


Pas shpalljes së datave për zhvillimin e Eurovisionit, u shpall edhe data e zhvillimit të koncertit promovues "Eurovision in Concert 2018", i cili mbledh shumë prej pjesmarrësve për një koncert në Amsterdam. Grupi organizues ka nisur punën për të gjetur dhe siguruar sponsorët, sallën e koncertit, lokalet për takimin e artistëve me gazetarët, prezantuesit e koncertit, e duke vijuar më pas edhe me ftesat për artistët që do të marrin pjesë në festivalin Evropian.

Ky koncert, i cili vitin e ardhshëm do të festojë edicionin e 10-të të tij, do të mbahet në Amsterdam të shtunën e 14 Prillit 2018, pra përpara më pak se një muaji përpara natës finale të festivalit Evropian.

Artistët pjesmarrës për Shqipërinë, nuk i kanë munguar në asnjë edicion në këtë event promovues. Këtë vit, ishte Lindita ajo e cila bëri mjaft lajm në këtë koncert, pasi ajo nuk pranoi që të këndonte playback.


Ndërsa përpara zhvillimit të koncertit, i cili këtë vit u mbajt në sallën e Melkweg, ne patëm mundësinë që të takonim disa artistë të tjerë pjesmarrës, të cilët kishin një mesazh për këngëtaren Shqiptare.


Bëhet e ditur se artisti malazez Slavko Kalezic do të bëjë audicion përpara, Louis Walsh, Nicole Scherzinger, Sharon Osbourne & Simon Cowell, të cilët janë gjyqtarët e edicionit të ardhshëm të spektaklit Britanik X-Factor UK 2017.

Edicioni i këtij vit, i cili është edhe sezoni i 14-të i tij, nis këtë muaj dhe transmetohet në ITV.


Për Slavkon, kjo nuk është hera e parë e cila ai konkuron në këtë format, pasi ai ka marrë pjesë edhe në edicionin e parë të X-Factor Adria, ku konkurrentët dhe gjyqtarët ishin nga vendet ish-jugosllave.


Rona Nishliu, këngëtarja që prezantoi denjësisht Shqipërinë në festivalin Evropian, e kemi parë të shplodhet nëpër disa nga vendet turistike të jugut. Në fotografitë e shumta të saj në instagram, nuk mungojnë pamjet mbreslënëse, siç i quan këngëtarja, të monumenteve të mbetura nga teatri i Bylisit si edhe disa pamje nga Përmeti. Këngëtarja, e cila njihet dhe vlerësohet jo vetëm nga publiku Shqiptar por edhe ai i huaj, konsiderohet si një nga artistet që gjithmonë kanë promovuar dhe vazhdojnë të jenë promovuese të turizmit të çdo krahine shqiptare në Ballkan.

22 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page