top of page
Writer's pictureRoni Klein

Gjobë për ukrainasin Vitali Sediuk, i cili i zbuloi të pasmet përpara 180 milionë teleshikuesve.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës. 

Vitali Sediuk, i njohur tashmë për "shakatë" e tij me yjet e artit botëror, është dënuar me një gjobë prej 8.500 Hryvnia ukrainase (rreth 38.000 Lek). Gjykata ukrainase ka lënë jashtë burgut këtë person, ndonëse e pasmja e tij u bë e "njohur"  përpara 180 milionë teleshikuesve në mbarë Botën, të cilët po ndiqnin një nga perfomancat e këngëtares Jamala, gjatë natës finale të festivalit Evropian në Kiev.

Kjo mund të jetë një nga shakatë e fundit të Vitalit, pasi ai rrezikonte një dënim më të rëndë sesa gjoba  për arsye të akt akuzës e cila mund të dënohet me deri 5 vjet heqje lirie për huliganizëm.


Ka nisur tashmë edhe inicaitiva "Tirana Sessions", e cila është një lëvizje promovuese përmes së cilës, disa këngëtarë e lidhin artin e tyre me disa nga monumentet më interesante në kryeqytet.

Nën sloganin; 8 artistë, 8 këngë, 8 atraksione, 1 qytet, kjo iniciativë sjell disa pjesë interesante turistike të Tiranës, si psh. sheshi Skënderbej, Kulla e Sahatit etj. Eneda Tarifa, e cila është pjesë e këtij projekti promovues të Bashkisë së Tiranës, ka performuar te Pazari i Ri i Tiranës, një version unplugged të këngës "Zëri im".


"Eurovision Choir of the Year 2017"  e cila është edhe konkurrenca më e re muzikore në Evropë, u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Mbrëmja, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1, kishte në konkurrim 9 kore nga 9 vende të ndryshme Evropiane të cilët ishin;

Hardchor Linz (Austria)

Les Pastoreaux (Belgjika)

Academic Choir of Aarhus (Danimarka)

Estonian TV Girls’ Choir (Estonia)

Jazzchor Freiburg (Gjermania)

Spīgo (Letonia)

Carmen Manet (Sllovenia)

Bela Bartok Male Choir (Hungaria)

Côr Merched Sir Gâr (Uellsi)

Pas vlerësimit të jurisë profesionale, çmimi i parë i shkoi grupit të korit nga Sllovenia, Carmen Manet. 


Në pritje të konfirmimit zyrtar për pjesmarrjen e Shqipërisë në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian, menduam ti hedhim një sy 19 vendeve të cilat kanë zyrtarisht konfirmuar pjesmarrjen e tyre vitin e ardhshëm në Portugali.

AUSTRIA - RTV Publik,ORF, ka konfirmuar  rikthimin në 2018. ORF ka vendosur që të bëjë një përzgjedhje të brëndshme, pa festival, dhe është në fazën e pranimit të këngëve.

BELGJIKA - RTV Publik VRT, ka konfirmuar  rikthimin në 2018. ka vendosur që të bëjë një përzgjedhje të brëndshme, pa festival.
QIPRO - RTV Publik CyBC,  ka konfirmuar  rikthimin në 2018. Pas një pjesmarrje me përzgjedhje të brëndshme, CyBC ka vendosur që të ketë një festival kombëtar për përzgjedhjen e këngës dhe artistit në vitin 2018.
DANIMARKA - Do të rikthehet në vitin e ardhshëm, me disa ndryshime në ekipin përgatitës dhe formatin e festivalit Danez DMGP. 
ESTONIA - RTV Publik ERR, ka konfirmuar zyrtarisht për pjesmarrjen duke përdorur  fetivalin Eesti Laul, i cili do dë festojë përvjetorin e 10-të të tij. Nata finale e festivalit Estonez, Eesti Laul, do të zhvillohet më datë  3 Mars 2018.
FINLANDA - RTV Publik  UMK, ka konfirmuar për pjesmarrjen në vitin 2018, duke përzgjedhur përfaqësimin e tyre nëpërmjet festivalit Uuden Musiikin Kilpailu, i cili do të zhvillohet nga fillimviti i ardhshëm.
FRANCA - RTV Publik France 2, ka konfirmuar pjesmarrjen në vitin e ardhshëm. Ndërsa në vitet e shkuara,  Franca ka përdorur përzgjedhjen pa festival, për vitin e ardhshëm RTV Publik France 2, po konsideron një konkurrencë ose festival, me titull "Mission Eurovision".
GJERMANIA - Pamvarësisht rezultatit mjaft të dobët, RTV Publik Gjerman NDR ka konfirmuar pjesmarrjen, ndërsa mënyra e përzgjedhjes pritet të bëhet me të njëjtin format ashtu si më parë, pra nëpërmjet konkurrencës televizive "Unser Song".
IRLANDA - RTV Publik RTÉ ka konfirmuar pjesmarrjen në Portugali. Nuk ka ende detaje mbi mënyrën përzgjedhëse, por pritet që  RTÉ, të marrë në konsideratë zhvillimin e një festivali kombëtar, pas dy vitesh me përzgjedhje të brendshme.
LETONIA - RTV Publik LTV, ka konfirmuar se pjesmarrja vitin e ardhshëm është thuajse e sigurtë. Mënyra e përzgjedhjes nuk ështe përcaktuar, por pritet që të përdoret e njëjta mënyrë si më parë, pra nëpërmjet festivalit Supernova.
LITUANIA - RTV Publik LRT, ka konfirmuar pjesmarrjen vitin e ardhshëm  duke përzgjedhur përfaqësimin nëpërmjet festivalit kombëtar “Eurovizijos”. Ka thashetheme se ky festival, do të  përdorë një format të përngjashëm me festivalin Suedez "Melodifestivalen".
MALTA - RTV Publik PBS, do të përdorë festivalin përzgjedhës Malta Eurovision Song Competition. Malta ka konfirmuar pjesmarrjen, ndërsa PBS ka vendosur që përfaqësimi të zgjidhet  me 100% televotim.
NORVEGJIA - RTV Publik NRK, ka konfirmuar pjesmarrjen për vitin e ardhshëm. Mënyra e përzgjedhjes do të jetë nëpërmjet festivalit kombëtar "Melodi Grand Prix 2018". Pranimi i këngëve për këtë festival ka filluar dhe vazhdon deri më datë 10 Shtator 2017.
POLONIA - RTV Publik TVP, ka konfirmuar pjesmarrjen për vitin e ardhshëm.  Mënyra e përzgjedhjes do të jetë nëpërmjet festivalit kombëtar.
PORTUGALIA - RTV Publik RTP, sigurisht që do të rikthehen në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian, pasi do të jenë edhe vendi mikpritës i edicionit të vitit 2018. Kënga pjesmarrëse do të zgjidhet nëpërmjet festivalit kombëtar "Festival da Canção 2018", duke patur të njëjtin format si më parë, me dy netë gjysëmfinale.
RUMANIA - RTV Publik TVR, ka konfirmuar pjesmarrjen për vitin e ardhshëm.Mënyra e përzgjedhje do të bëhet n¨përmjet festivalit kombëtar "Selectia Nationala 2018", duke premtuar se përgatitjet për edicionin e festivalit, do të fillojnë më herët se më parë.
RUSIA - Rusia ka plane për pjesmarrje në vitin 2018. RTV Publik Rus, Channel One Russia,  premtoi se do të jetë këngëtarja Yuliya Samoylova, të cilës ju mohua hyrja dhe pjesmarrja në Ukrainë këtë vit. Megjithatë, producenti i njohur rus, Philipp Kirkorov, përfolet se ka filluar punën për të gjetur një përfaqësues tjetër.
SUEDIA - RTV Publik SVT, ka konfirmuar se do të rikthehen vitin e ardhshëm, duke përdorur për përzgjedhje festivalin e tyre kombëtar "Melodifestivalen 2018". Festivali pritet që të ruajë formatin, ndërsa pranimi i këngëve fillon më datë1 Shtator 2017.
ZVICRA - Edhe Zvicra ka konfirmuar për pjesmarrje vitin e ardhshëm, duke përdorur festivalin e tyre  "ESC 2018 – Entscheidungsshow" i cili pritet që të ketë ndryshime. Konkurrenca pritet që të fokusohet te kompozimet, duke përzgjedhur disa këngë  dhe i përshtatur për disa këngëtarë të përzgjedhur. Nata finale pritet të zhvillohet më datë 4 Shkurt 2018.
Sot, pritet që të bëhen publike datat, qyteti dhe arena ku do mbahet festivali Evropian i ardhshëm "Eurovision Song Contest 2018". Ndonëse janë përfolur katër qytete të ndryshme të Portugalisë, pritet që edicioni i vitit 2018, të zhvillohet në MEO Arena të Lisbonës, pasi kjo arenë ka një kapacitet prej 20.000 spektatorësh. Gjithashtu edhe infrastruktura dhe shërbimi hotelier që ofron Lisbona, është e një cilësie më të lartë se ai i qyteteve të tjera. 
Konfirmimi zyrtar, pritet që të bëhet sot në orën 18.30, gjatë një konference për shtyp që do të mbahet nga RTV Publik Portugez, RTP.

23 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page