• Roni Klein

Turqia mund të rikthehet në Eurovision, Lindita publikon videoklipin e ri, Maltezët "pushtojnë&


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

Lajmi i cili bëri më shumë bujë këtë javë që kaloi, ishte zhurma që shkaktoi deklarata e këngëtares turke Sertap Erener mbi një rikthim të Turqisë në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian "Eurovision Song Contest 2018".

Në një lidhje live nëpërmjet Instagramit të saj, këngëtarja e cila i dha Turqisë fitoren e parë dhe të vetme në festivalin Evropian, në vitin 2003, tha se Turqia do t'i rikthehet konkurrencës, vitin e ardhshëm.

Ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Radio Televizioni Publik Turk TRT, por pas kësaj deklarate të Sertap Erener, thashethemet kanë shkuar ende më larg, duke përfolur se tashmë TRT, jo vetëm do të marrë pjesë por madje ka zgjedhur edhe përfaqësuesin për në Lisbonë. Sipas thashethemeve, do të jetë këngëtarja Fatma Turgut, ajo që do të përfaqësojë Turqinë vitin e ardhshëm në Lisbonë.

Turqia u tërhoq nga festivali Evropian në vitin 2013, në shenjë proteste për ndryshimin e rregullores dhe mënyrës së votimit.


Fundjava që kaloi, solli edhe mjaft organizime dhe koncerte në lidhje me Eurovisionin, kësaj here në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Ky eveniment, i cili erdhi për të 6. vit rradhazi, nisi në vitin 2013 nga disa fansë gjermanë të cilët menduan se periudha e verës ishte mjaft e qetë kur bëhet fjalë për Eurovisionin, ndaj ata vendosën që të fillonin të organizonin një nga fundjavët e Korrikut, disa aktivitete muzikore me të ftuar, ish pjesmarrës në Eurovision por dhe jo vetëm. Këtë vit, këto fansa bashkpunuan me klubin e fansave të Maltës, OGAE Malta, dhe patën të ftuar shumë nga ish-pjesmarrësit në Eurovision, që kanë përfaqësuar Maltën, si psh. këngëtaren simpatike Claudia Faniello e cila përfaqësoi vendin e saj këtë Maj në Kiev, me këngën "Breathlessly".


Këto ditët e fundit, kemi parë dhe dëgjuar mjaft lajme mbi publikime albumesh, këngësh dhe videoklipe të reja, nga shumë prej ish-pjesmarrësve në festivalin Evropian, si psh, publikimi i këngës dhe videoklipit "Ti imas pravo" të këngëtares serbe Tijana Bogicevic, këngës "La Tormenta" të këngëtares spanjolle Pastora Soler, këngën "Ozonviz" të hungarezit Joci Pápai. Mes publikimeve të videoklipeve të reja, ishte edhe videoklipi i këngës më të fundit të këngëtares Lindita Halimi, "Rock Whine", i cili është xhiruar vetëm para pak javësh në plazhet e Miami, në Florida të SH.B.A.



Këto ditë, shumë nga artistët shqiptarë kanë filluar pushimet, Lindita ka kaluar disa ditë të bukura në Dubai, Elhaida Dani ka zgjedhur t'i bëjë pushimet në Liban. Eneda Tarifa ka vazhduar turneun e saj veror, nga njëri qytet në tjetrin duke dhënë koncerte por edhe duke gjetur kohë për veten dhe familjen e saj.

Anjeza Shahini dhe bashkshorti i saj kanë zgjedhur pushimet malore, ndërsa Kejsi ka qëndruar pak e heshtur pas suksesit si moderatore në produksionin "Balkan Soul" në fillimin e muajit Korrik.


Kejsi, e cila shihet shpesh herë në shoqërinë e Juliana Pashës dhe Olta Bokës, mesa duket është në një periudhë pushimesh, por duke i mbajtur ato private.

Juliana dhe Olta, do të jenë sëbashku në koncert ditën e Premte 21 Korrik, ora 21.00 në Durrës, në

The Wall. Adresa : Rruga Grigor Durrsaku, 2000 Durrës, Shqipëri. Sezonin veror për këtë vit në këtë lounge-club, e hapën Eneda Tarifa e shoqëruar nga dyshja e violinistëve të Familjes Qerimi, me një koncert të dhënë më datë 8 Korrik.

#Malta #Turkey #Germany #ESC2017 #ESC2018 #JulianaPasha #OltaBoka #ElhaidaDani #Lindita #EnedaTarifa #KejsiTola #AnjezaShahini

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now