• Roni Klein

Pas Linditës edhe Elhaida së shpejti me një këngë të re në treg.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.


"Rock whine", ky është titulli i këngës më të re të këngëtares Lindita, e cila përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e fundit të festivalit Evropian "Eurovision Song Contest 2017"

Blejeni në iTunes

Blejeni në Google Play

Dëgjojeni në Spotify

Kënga, e cila në shqip do të përkthehej me titullin "Lëkundje shkëmbore" ose "lëkundje rock-u", pritej që të publikohej ndonëse Lindita u tregua mjaft e kufizuar te detajet.


Edhe këngëtarja Elhaida Dani, po tregohet aq e kufizuar me detaje mbi publikimin e një kënge të re. Në faqen e saj në instagram, Elhaida publikoi një fotografi në të cilën shkruhen fjalët "është një fillim". Në këtë fotograf, këngëtarja shihet gjatë regjistrimeve të një kënge, ndoshta që do të shoqërohet edhe me videoklip, e ndoshta këngë e cila mund të jetë pjesë e ndonjë albumi të ri të saj.

Le të shpresojmë se Elhaida, e cila për momentin portretizon Fleur-De-Lys, në musical-in "Notre-Dame de Paris" të shkrimtarit Viktor Hygo, ka patur kohë që të regjistrojë jo një, por shumë këngë të reja.

Pas përfundimit të votimit të klubit Shqiptar për konkursin Shansi i Dytë 2017 (OGAE Second Chance Contest 2017), rezultatet e së cilit do të shapllen në fillim të muajit Shtator, klubi Shqiptar i Eurovisionit, ka vendosur që të marrë pjesë në një tjetër konkurs, atë që quhet Shansi i Dytë i së Kaluarës (Second Chance Retro 1972).

Klubi Shqiptar vendosi që për konkursin në fjalë, të jetë në konkurrim me këngën "Në ekranin e televizorit" kënduar nga këngëtarja Justina Aliaj në Festivalin e 11-të të këngës në RTSH.

Përzgjedhja e kësaj kënge nga ana e klubit, nuk ishte e rastësishme por mjaft e qëllimshme. Festivali i 11-të i këngës në RTSH, është edhe më edicioni më i përfolur në historinë e tij gati 60 vjeçare. Këngëtarët, kompozitorët, madje edhe dy moderadorët e festivalit u dënuan në mënyra të ndryshme, me burgime, internime dhe dëbim nga bota e artit prej sistemit diktatorial të atëhershëm, duke e cilësuar si një edicion modernist dhe që biente ndesh me vlerat e shoqërisë komuniste. Kënga "Në ekranin e televizorit" ka një titull mjaft domethënës, pasi po të mendosh ngjarjet pas festivalit, këto fjalë duken mjaft ironike.


Në lajmet për përgatitjet e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, këtë javë ishte publikimi i rregullores së re të mënyrës së seleksionimit të festivalit danez DMGP 2018. Ndryshimi nga vitet e mëparshme, është se tashmë këngët mund të dërgohen gjatë gjithë vitit, jo vetëm në datat e caktuara për pranim. Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar datat dhe vendi se ku do të zhvillohet edicioni i ardhshëm i festivalit danez përzgjedhës për Festivalin Evropian 2018, pritet që edicioni i ardhshëm të mbahet në muajin Shkurt të vitit të ardhëm. Ndryshimet në rregullore, të cilat janë publikuar vetëm para pak ditësh, "janë të nevojshme për të ringritur nivelin e këtij festivali, ndonëse ka ende shumë kohë përpara zhvillimit të tij" tha producenti i festivalit Z.Jan Lagermand Lundme. Pas fitores në vitin 2013 me këngëtaren Emmelie De Forest me këngën "Only Teardrops" , në tre vitet e fundit, Danimarka ka pësuar rezultate të dobëta në festivalin Evropian duke mos e arritur dot finalen në vitin 2015 dhe 2016. Këtë vit, në Kiev, Danimarka arriti finalen me këngën "Where I am" të këngëtares Anja Nissen, por duke u renditur në vendin e 20-të në natën finale.


Në lajmet për përgatitjet e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, ishte edhe konfirmimi zyrtar për pjesmarrjen e Rumanisë, duke e çuar numrin e vendeve të cilat kanë konfirmaur zyrtarisht për pjesmarrje në 20. Deri tani vendet të cilat i kanë thënë zyrtarisht PO! pjesmarrjes në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian Eurovision Song Contest 2018, janë: Portugalia (vendi mikpritës), Gjermania, Suedia, Franca, Rumania, Austria, Belgjika,Norvegjia, Malta, Qipro, Cekia, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Zvicra, Rusia, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia.

Radio Televizioni Publik Shqiptar - RTSH, ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për pjesmarrje në edicionin e vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi mënyrën e përzgjedhjes së përfaqësimit.

Një shpresë për pjesmarrje në edicionin e vitit të ardhshëm, tashmë e ka edhe Kosova, pasi drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Publik të Kosovës, Z.Mentor Shala, është shprehur se pjesmarrja e Kosovës po gjen mbështetje të fortë prej shumë radio televizione publike të Ballkanit, përveç atyre të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.


#ESC2015 #ESC2017 #FestivaliiKëngës #RTSH #Kosova #ESC2018 #SecondChanceContest

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now