• Roni Klein

OGAE kërkon logo të re, ndërsa në Suedi vendosen datat e pranimit të këngëve për Melodifestivalen 20


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

OGAE International (Organizata gjenerale e amatorëve të e Eurovisionit) ka shpallur një konkurs për gjetjen e një logo të re. Kjo organizatë ndërkombëtare, me klube në më tepër se 40 vende të Botës, ku Shqipëria përfaqësohet me klubin Shqiptar, Eurovision Albania OGAE, ka vendosur që vitin e arshshëm të përfaqësohet me një logo të re dhe më moderne se kjo e sotmja. Për më tepër informacion, vizitoni faqen zyrtare të rrjetit OGAE


Javën e kaluar u hap edhe votimi për konkursin Shansi i Dytë, i cili këtë vit zhvillohet nga klubi Polak. Këtë vit, klubi shqiptar ka vendosur që përfaqësimin e tyre t'ja lërë në dorë këngëtarit Dilan Reka me këngën "Mos Harro", kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst të Agim Doçit. Shqipëria filloi të merrte pjesë në këtë konkurrencë në vitin 2014, ndaj ky vit sjell edhe përfaqësimin e katërt për ne.

Në lajmet ndërkombëtare, këtë javë do të veçonim parapërgatijet për përzgjedhjen e këngës Suedeze për vitin e ardhshëm. SVT (Radio Televizioni Publik Suedez) ka publikuar lajmin se viti i ardhshëm nuk do të sjellë asnjë ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes së tyre për në Eurovision. Bordi organizues i edicionit të ardhshëm të festivalit suedez, Meloidiefestivalen, ka vendosur që pranimin e këngëve ta bëjë prej datës 1 deri më 18 Shtator, ndërsa vetë netët e festivalit të sjellin 28 përfaqësime në gjysëmfinalet e muajit Shkurt.

Këtë vit, Suedia u përfaqësua nga këngëtari Robin Bengtsson me këngën "I can't go on" (Nuk mund të vazhdoj", këngë e cila u rendit e pesta në finalen e Kievit.


#Sweden #ESC2018 #OGAE #Melodifestivalen

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now