top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Moska dhe Kievi mund të penalizohen, ndërsa mediat online luajnë "telefonin e prishur"


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.


Do t'a nisim me këngëtaren e talentuar, Hersi Matmuja, e cila u bë pjesë e emisionit "Bring the noise" në Italia 1. Hersi, e cila studion dhe jeton në Romë, përveç provave për rolin e Donna Elvirës në operën "Don Zhuan" (Don Giovanni), ka gjetur edhe kohë për t'ju përgjigjur ftesës së të Mediaset, për një pjesmarrje në programin "Bring the noise", emision i drejtuar nga moderatori Alvin. Në këtë emision, Hersi këndoi një pjesë të një nga këngëve më të njohura të artistes italiane Giorgia, "Di sole e d'azurro", por jo no gjuhën italiane. Versioni i Hersit erdhi në gjuhën shqipe, ndërsa dy skuadrat në emision duhet të gjenin se në cilën gjuhë po këndonte Hersi. Ndiqni videon (e cila vjen me përkthim në kanalin tonë zyrtar në YouTube).

Një nga lajmet e tjera për këtë javë, ishte edhe publikimi i videoklipit promovues të këngës "Mos harro" kënduar nga Dilan Reka. Kjo këngë do të na përfaqësojë në konkursin e rradhës të Shansit të Dytë (OGAE Second Chance Contest 2017) i cili sivjet organizohet nga klubi polak OGAE Poland.

Videon e plotë të këngës, ju mund t'a ndiqni, pa pagesë, në faqen tonë eurovision.al/tv (duhet të regjistroheni në faqe, përpara se të keni mundësi që t'a shikoni videon e plotë). Ndërsa këtu poshtë, mund të ndiqni performancën live të këngëtarit Dilan Reka.


Javën e ardhshme, të hënën më datë 12 Qershor, do të mblidhet grupi i referencës për Eurovisionin e vitit të ardhëm. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen e më pas të zyrtarizohen, datat dhe vendi se ku do të zhvillohet edicioni i ardhëm i festivalit Evropian. Ndonëse Lisbona është tashmë lajmëruar se do të jetë qyteti mikpritës, zyrtarizimi i datave dhe arenës priten që të publikohen pas kësaj mbledhjeje. Në këtë mbledhje, pritet që të diskutohen edhe Rusia sëbashku me Ukrainën, ndoshta duke sjellë edhe vendime për penalizim për të dyja këto vende, të cilat arritën që të politizonin jashtëmase dy edicionet e fundit, madje duke dhe bllokuar hyrjen e këngëtares ruse në Ukrainë, gjë që është e paprecedente në historinë e Eurovisionit.


Edhe në Spanjë ka patur pak lajme mbi të ardhmen e pjesmarrjes së tyre në vitin 2018. Ka mundësi që Spanja të zgjedhë nëpërmjet konkursit "Operación Triunfo!" (Operacioni i fitores), gjë që e bënë edhe këte vit, i cili rezultoi mjaft i dështuar për Spanjën. Mënyra përzgjedhëse e Spanjës, u kritikua jashtëmase nga publiku spanjoll për skandalet pas përzgjedhjes së këngëtarit Manel Navarro. Ndonëse asgjë nuk është zyrtarizuar, lajmi për këtë mënyrë përzgjedhëse duket më tepër afër së vërtetës sesa një thashethem.

Rusia përzgjedh këngëtaren Polina Bogusevich, me këngën “Krylya” (Flatra) për edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian për fëmijë "Junior Eurovision Song Contest 2017" i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilissi, në 20 Nëntorin e këtij viti.


Shqipëria, e cila ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për pjesmarrje, u komentua nga shumë media online se kishte zgjedhur për përfaqësimin e tyre këngëtaren Ana Kodra. Ne gjejmë rastin që t'a urojmë Anën, për fitoren e saj në edicionin e 55 të Festivalit Mbarëkombëtar për Fëmijët në Shkodër me këngën "Mos ma prekni pemën" Lajmi është i rremë dhe për fat të keq u përhap shpejt.

Shqipëria pritet që t'i përgjigjet zyrtarisht me një PO!, këtë muaj, pjesmarrjes në Junior Eurovision Song Contest 2017, ndërsa për përfaqësimin do vendoset në Shtator.

36 views0 comments
bottom of page