top of page
Writer's pictureRoni Klein

Pas emisionit Xing, atmosfera e Eurovisionit do mbulojë Berlinin.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.


Lindita Halimi pushton faqen online të revistës prestigjioze amerikane People, në artikullin me titull "Shikoni sesi 6 gra kanë transformuar trupat e tyre, duke humbur më tepër sesa gjysmën e peshës së tyre.

"See How Six Women Transformed Their Bodies by Losing Over Half Their Weight"

Kjo nuk është hera e parë për këngëtaren në këtë revistë, në edicionin special të muajit Prill, kjo revistë publikoi të njëjtin artikull, duke e patur Linditën në faqe të parë, në krah të fotos së ikonës të televizionit amerikan, Oprah Winfrey.

Eurovisioni i këtij viti, ka mbërthyer edhe mediat e shkruara shqiptare, këtë herë me një intervistë të një nga backing vocalistet e Linditës, Denisa Gjezo Xhemnica, e cila flet për periudhën e qëndrimit në Kiev. Cfarë tha ajo në lidhje mbi ngjarjet në Kiev, ju do të keni mundësi t'a lexoni duke blerë numrin e fundit të gazetës Intervista, të cilën mund t'a gjeni në të gjitha pikat e shitjes së shtypit, si edhe online në faqen e tyre zyrtare intervista.al kundrejt pagesës prej 0,89 €.

Nuk ishte vetëm Denisa, ajo e cila ka folur për Eurovisionin këto ditët e kaluara...edhe Eneda, e cila ishte e ftuara e rradhës e emisionit Xing në TV Klan, u pyet nga Ermali, se çfarë mendon ajo për përfaqësimin e fundit të Shqipërisë në Eurovision.

Eneda filloi të qeshë duke thënë se "Lindita dha të pamundurën, ishte nje performancë shumë e mirë" ... më pas ajo vazhdoi me fjalët "Kaq tani, nuk kam ardhur të tregoj të vërtetën por për të bërë humor" Se çfarë tha ajo në këtë emision, ju mund ta shikoni duke shtypur këtu.

Eneda Tarifa, e cila mund të themi me plot gojën se është një nga artistet Shqiptare e cila di që të shkaktojë zhurmë në media me humorin e saj ka publikuar së fundmi edhe një fotografi në Instagramin e saj, me një nga figurat më të njohura të LSI-së, Erisa Xhixho, e cila është edhe një nga kandidatet për deputete të parlamentit të ardhshëm Shqiptar.

Eneda i uron sukses kandidates së re, duke thënë se e njeh pasionin e gjatë për politikë të Erisës. Kjo foto ka shaktuar mjaft reagime me komente për një "tradhëti" të këngëtares ndaj mamasë së saj, e cila njihet si një nga mbështetëset e forta të PS-së.Eneda nuk ka hezituar që t'u përgjigjet me mjaft humor, komenteve të ndjekësve të saj, duke treguar se mamaja e saj ka jetën dhe idealet e saj, ndërsa vetë artistja nuk ka ideale fare...


Ndonëse duhet më tepër se 11 muaj nga fillimi i ngjarjeve në edicionin e ardhshëm, atë të Lisbonës, për t'a "thyer" paksa këtë pritje, kryeqytetit i Gjermanisë do të ofrojë mikpritjen e tij, për edicionin e rradhës të "Eurovision Weekend" (Fundjava Eurovision), i cili zhvillohet më 14,15 & 16 Korrik.

Ky do të jetë viti i gjashtë rradhazi e cila do të sjellë shumë aktivitete dhe koncerte në Berlin, duke e kthyer tashmë në një traditë.

Këtë vit, Fundjava Eurovision, do të organizohet nga dy klubet gjermane EC Germany & OGAE Germany, në bashkpunim me klubin maltez OGAE Malta. Të ftuarit e këtij edicioni, do jenë artistët maltezë ish-përfaqësues në Eurovision,Glen Vella (ESC 2011) Kurt Calleja (ESC 2012), Claudia Faniello (ESC 2017).

Për më tepër informacion, shikoni faqen zyrtare të eventit eurovision-weekend.de

Jo më larg se dje, organizatorët e Eurovisionit në Kiev publikuan edhe disa prej shifrave të shpenzuara për edicionin e këtij viti në Ukrainë.

2,686,535 € – Paisje për ndriçimin 1,101,348 € – Projektorë dhe ekrane 1,039,463 € – Ndërtimi i skenës 913,564 € – Video & TV prodhim i burimeve 784,510 € – Paisjet e sallës (për spektatorët) 679,230 € – Bileta avioni 530,737 € – Shërbim dizenjatorësh për videot LED 529,595 € – Paisje audio 484,357 € – Kamera sigurie

19,517 € – Tapeti i kuq (i cili ishte dhe më i gjati i përdorur ndonjëherë, krahasuar me vitet e kaluara)

Në lajmet e kësaj jave, nuk mungoi edhe emri i këngëtares turke Hadisé, e cila përfaqësoi Turqinë në vitin 2009 me këngën "Düm Tek Tek”. Ishte një thirrje nëpërmjet profilit të saj në Instagram, drejtuar TRT-së (Radio TV publik Turk), ku thuhej se ajo shpresonte për një rikthim të vendit të saj në festivalin Evropian, duke publikuar edhe një fotografi nga pjesmarrja e saj 8 vite më parë.

Turqia u shkëput nga konkurrenca, në vitin 2013 dhe në vitet pasuese, duke protestuar për mënyrën e re të votimit (50% juri / 50% votim publik), si edhe kualifikimit automatikisht të 5 vendeve të emërtuar Big 5, të cilat janë Franca Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.


39 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page