• Roni Klein

Flaka bën betimin në THUMB, ndërsa këngëtari Houdek kritikon presidenten kroate.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

Do t'a nisim me fitoren e çmimit Barbara Dex, që këtë vit i shkoi përfaqësuesit malazez Slavko. Reagimi i tij ndaj çmimit erdhi me fjalët "My pleasure!" (Kënaqësia është e imja). Në vendin e dytë në votimin për veshjen më të shëmtuar (sipas gjykimit të fansave që votojnë në faqen Songfestival.be) doli solistja e grupit Triana Park nga Letonia, në vendin e tretë doli çekja Martina Barta. Edhe Lindita nuk i mungoi kësaj liste, ku ajo me veshjen e saj që ishte menduar t'i përshtatej këngës, arriti të votohej në vendin e 5-të​


Gjithashtu javën e kaluar, u lajmërua zyrtarisht se qyteti mikpritës për edicionin e ardhshëm, do jetë Lisbona. Ne shkuam edhe një hap më larg, duke lajmëruar se arena mikpritëse do jetë MEO Arena (por kjo gjë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht).

Datat e sakta për mbrëmjet gjysëmfinale dhe natën finalen, priten të bëhen publike gjatë mesit të muajit të ardhshëm.


Ndërsa gjatë këtyre ditëve, shumë fansë i janë futur analizimeve të pikëve, kush mori më shumë, kush i dha kujt etj etj,

përfaqësuesi kroat, Jacques Houdek, ka kritikuar juritë e vendeve ish-jugosllave për mosmbështetje nga ana e tyre, duke thënë se kënga e tij duhej vlersuar më tepër nga këto juri. Ai nuk la jashtë kritikës edhe presidenten e Kroacisë, znj.Kolinda Grabar-Kitarovic, duke thënë se "Ajo ka kohë që të ndjekë pasarelat e modës, por nuk pati kohë të mbështeste këngën time".

Kritika për mosmbështetje në Eurovision, erdhën edhe nëpërmjet këngëtares Flaka Krelani, ndërsa ajo u pyet nga Fatma & Aulona në emisionin "Thumb" në ABC News. Flaka tha se nuk kishte ndërmend t'i kthehej konkurrencës në Festivalin e Këngës, gjë që ajo e ka deklaruar edhe para pjesmarrjes në edicionin e kaluar të festivalit). Për pjesmarrjen tonë të fundit ajo tha se "Ne, artistët e Kosovës & Shqipërise¨,përfundojmë duke organizuar gjithçka vetë, si veshje, grim, menaxhim, kur në fakt ne duhet të mendojmë sesi duhet të pushojmë dhe të pushtojmë skenën me vokal dhe performancë" gjë të cilën ajo e justifikon me buxhetin e vogël të RTSH.


#EurovisionSongContest #RTSH #Lisbon #Kiev #Croatia #Montenegro #Albania #FestivaliiKëngës #Awards

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now