Ndërsa sapo ka përfunduar edicioni i 62. i festivalit Evropian, Eurovision Song Contest, me kurorëzimin e portugezit Salvador Sobral si fitues i këtij edicioni, menjëherë pas festivalit ka nisur votimi për çmimin Barbara Dex award, i cili i jepet artistit të veshur më keq në festivalin Evropian, ndaj dhe nuk është ndonjë çmim i cili duhet fituar.
Ky çmim, i cili filloi të organizohet në vitin 1997 nga faqja Songfestival.be, mban emrin Barbara Dex, e cila ishte përfaqësuese e Belgjikës në Eurovisionin e vitit 1993. Në skenën e atij viti, Barbara kishte veshur një fustan të qepur nga ajo vetë, veshje për të cilën ajo u kritikua jashtëmase.
Shqipëria ka patur "fatin" që t'a fitojë një herë këtë çmim, me këngëtaren Rona Nishliu, e cila ndonëse vokali dhe kënga iu vlerësua jashtëmase nga publiku evropian, këta të fundit nuk arritën t'a kuptonin stilin dhe veshjen e saj në skenën e Eurovisionit. Vitin e kaluar, ky çmim i shkoi këngëtares kroate Nina Kraljić.
Për të votuar për artistët të veshur më keq për këtë vit, ju lutem vizitoni faqen zyrtare KËTU!
Votimi mbyllet më datë 21 Maj!
Ja edhe lista e plotë e fituesve të edicioneve të kaluara:
1997 Malta Debbie Scerri "Let Me Fly"
1998 Gjermania Guildo Horn"Guildo hat euch lieb!"
1999 Spanja Lydia "No quiero escuchar"
2000 Belgjika Nathalie Sorce "Envie de vivre"
2001 Polonia Piasek "2 Long"
2002 Greqia Michalis Rakintzis "S.A.G.A.P.O."
2003 Rusia t.A.T.u. "Ne ver',ne boysia"
2004 Rumania Sanda Ladoși "I Admit"
2005 Ish Rep. Jug. e Maqedonsë Martin Vučić "Make My Day"
2006 Portugalia Nonstop "Coisas de nada"
2007 Ukraina Verka Serduchka "Dancing Lasha Tumbai"
2008 Andorra Gisela "Casanova"
2009 Hungaria Zoli Ádok "Dance with Me"
2010 Serbia Milan Stanković "Ovo je Balkan"
2011 Gjeorgjia Eldrine "One More Day"
2012 Shqipëria Rona Nishliu "Suus"
2013 Serbia Moje 3 "Ljubav je svuda"
2014 Lituania Vilija Matačiūnaitė "Attention"
2015 Vendet e Ulëta (Holanda) Trijntje Oosterhuis "Walk Along"
2016 Kroacia Nina Kraljić "Lighthouse"