top of page
Writer's pictureRoni Klein

Sot në mbrëmje, ceremonia e tapetit të kuq


Bashkia e Tel Avivit është në përgatitjet e fundit për ceremoninë zyrtare të hapjes së Eurovisionit, e cila nis sot në orën 18.00 (19.00 në orën lokale), me paradën e delegacioneve mbi tapetin e kuq (këtë vit tapeti është ngjyrë portokalli, për shkak se evenimenti sponsorizohet nga MyHeritage).

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në sheshin Habima, i cili është një nga sheshet kryesore të Tel Avivit, pasi lidh disa nga bulevardet kryesore të qytetit. Në ceremoninë e hapjes, kryebashkiaku i Tel Avivit, z. Ron Huldai, si edhe organizatorët e festivalit, do të urojnë mirëseardhjen artistëve dhe delegacioneve të pranishme në Izrael.

Ju do të mund t’a ndiqni drejtpërsëdrejti këtë ceremoni, nëpërmjet kësaj lidhjeje, duke nisur prej orës 18.00

Ndërsa për momente më delegacionin shqiptar, nga kjo ceremoni, ju do të mund t’i ndiqni në postimet tona në Instagram dhe Facebook .


14 views0 comments
bottom of page