Ukraina ka marrë pjesë në Eurovizion 13 herë, duke filluar prej vitit 2003 dhe ka arritur gjithmonë të shkojë në finale.
Pas një shkëputjeje të shkurtër në 2015, për arsye të problemeve që u shaktuan gjatë krizës me Rusinë gjatë aneksimit që Rusia i bëri krahinës autonome të Krimesë. Ukraina u rikthye fuqishëm Eurovisionit , duke e fituar me një këngë që flet për deportimin e e popullit Tartar të Krimeas në vitet 40, nga duart e Stalinit. Këngëtarja Jfituese e vitit të kaluar, Jamala, frymëzuar nga historia e internimit të stërgjyshes së saj në stepat e Azisë qëndrore, ku gjatë rrugës, një nga fëmijët i vdes, arriti të përcjellë emocione të forta në Evropë, me një përzierje të gjuhëve anglisht dhe tartarisht të Krimesë.
Viti i kaluar shënoi edhe fitoren e dytë për Ukrainën në Eurovision.
Në vitin 2004, i cili ishte edhe viti kur Shqipëria filloi pjesmarrjen, Ukraina arriti fitoren e tyre të parë me këngëtaren Ruslana dhe këngën "Wild dances" (Valle të egra). Pas fitores së tyre të parë, Eurovisioni u mbajt në Maj të vitit 2005, në Ukrainë, në një Kiev plot shpresë dhe hare, pas një dimrit me protestat të cilat morën emrin ”Orange Revolution” (Revolucioni portokalli).
Ky vit e risjell Eurovisionin në Ukrainë të trazuar, me një pamje komplet ndryshe nga ajo e vitit 2005. Aneksimi i Krimesë nga rusët, ka sjellur një krizë politike dhe konflikt me këta të funditi cili ka përfshirë çdo aspekt të jetës në atjemadje edhe vetë festivalin Evropian.
Duke shpresuar se çdo gjë do të shkojë në rrugën e duhur, atë të paqes mes çdo konfilktesh dhe me
kujtimet e bukura që patëm në organizimin e vitit 2005,ne do t’ju raportojmë edhe këtë vit nga Kievi, në kohë reale me intervista, video nga provat, fotografi. Shpresojmë që të na ndiqni dhe gjithashtu shpresojmë se reportazhet tona të orës 10.00 t’ju kenë informuar dhe pëlqyer.
Këtë vit, Radio Televizioni Publik Ukrainas ,NTU, organizoi një festival përzgjedhës për të gjetur përfaqësimin e tyre për muajin Maj.
Në natën finale, kombinimi i votave të jurisë dhe të televotimit shpallën fitues grupin O.Torvald me këngën ”Time” (Kohë)
Ky grup i cili është një grup i muzikës rock, muzikës alternative dhe muzikës metal. përbëhet nga Yevhen Halych (kitarist dhe vokal) ,Denys Myzyuk (kitarë dhe backingvocal) , Oleksandr Solokha (daulle) , Mykyta Vasylʹyev (bas)
Mykola Rayda (piano).
Grupi O.Torvald, i cili u formua në vitin 2005, ka një karrierë të gjatë në muzikë, me 7 albume muzikore të hedhura në treg.
Ukraina merr pjesë në natën finale dhe është vendosur që ata të këndojnë me numrin 22. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 13 Maj 2017 - ORA 21.00