Franca ka 59 pjesmarrje në Eurovision dhe është një nga vendet që filloi të merrte pjesë prej fillimit të tij. Franca i ka munguar Eurovizionit vetëm dy herë, hera e parë ishte në vitin 1974, por megjithëse ata ishin gati për përfaqësimin e tyre (këngëtari dhe kënga ishin zgjedhur) ata u tërhoqën për arsye se Franca ishte në ditë zie pas vdekjes së presidentit Georges Pompidou, në të njëjtën javë kur zhvillohej festivaliEvropian.
Herën e dytë, mungesa e Francës erdhi sepse drejtori artistik i atëhershëm i Radio Televizionit Publik Francez (TF1) e quajti Eurovizionin "monument të kotësisë" dhe pjesmarrësit në Eurovizion si njerëz pa talent dhe mediokër.
Ishte reagimi i publikut ai që e ktheu Eurovizionin në axhendën e ditës në Francë. Radio Televizioni Publik Antenne 2, mori përsipër përfaqësimin në Eurovizion, duke zëvëndësuar kanalin e parë në EBU (Bashkimi i Televizioneve Europiane, i cili është enti krijues i konceptit Eurovision).
Franca, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë janë vendet që përbëjnë "The Big 5" (Pesë vendet e mëdha), vende të cila së bashku me vendin organizues, janë gjithmonë prezent në finale.
Ndoshta kjo ka qenë diçka e vlefshme për Francën, sepse megjithëse ata e kanë fituar Eurovizionin plot 5 herë, fitorja e tyre e fundit është e vitit 1977.
Ata kanë provuar gati gjithçka për t'ju afruar fitores, madje duke dërguar edhe këngëtaren e mirënjohur Patricia Kaas në vitin 2009 me këngën "Et s'il fallait le faire" (Nëse do të më duhej që ta bëja) por ajo u rendit në vendin e 8-të.
Franca e cila vitin e kaluar e "tradhëtoi" pak frëngjishten vitin e kaluar, një këngë e cila ishte një përzierje frëngjisht dhe anglisht, ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë edhe sivjet. Ndoshta mund të mendohet se një përzgjedhje e tillë, është sepse vitin e kaluar ata patën një nga rezultatet më të mira që kanë patur vitet e fundit, sepse ata u renditën të gjashtët në finalen e Stokholmit me këngën "J'ai cherché" (Unë kërkova) të këngëtarit mjaft simpatik, Amir Haddad...por jo, francezët u detyruan që sivjet të bënin një ndryshim të vogël të këngës, pasi ajo ishte preformuar përpara datave të caktuara nga EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve).
Kjo këngë për të cilën po flasim dhe e cila do të jetë kënga përfaqësuese e Francës në Eurovision, mban titullin “Requiem” dhe do të këndohet nga këngëtarja Alma (emri i artit i këngëtares franceze Alexandra Maquet). E lindur në Lion, 28 vjeçarja Alma, e cila është këngëtare e rrymës pop, përveç frëngjishtes flet rrjedhshëm italisht, anglisht dhe portugalisht. Pas diplomimit në degën e ekonomisë, ajo banoi në Milano për një vit e më pas në Paris për të filluar karrierën e saj në muzikë. Në Paris ajo u njoh me kompozitorin Nazim Khaled dhe nënshkroi një kontratë me kompaninë muzikore Warner Music. Nazim Khaled, i cili kompozoi këngën e vitit të kaluar, ka kompozuar edhe këngën e Almës “Requiem”
Franca merr pjesë në natën finale. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 13 Maj 2017 - ORA 21.00