top of page
Writer's pictureRoni Klein

Italia: Francesco Gabbani - Occidentali's Karma



Italia, ose më mirë festivali i Sanremos, është ai festival i cili frymëzoi konceptin dhe fillimin e organizimit të festivalit Evropian – Eurovision Song Contest.

Festivali i Sanremos, i cili filloi me emrin "Festival della canzone Italiana" (Festivali i këngës Italiane) çeli siparin në vitin 1951 dhe në historinë shumë vjeçare të tij, kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të muzikës italiane.

Megjithatë, Italia jo gjithmonë ka përdorur San Remon për të gjetur përfaqësimet e tyre për 40 pjesmarrjet e tyre. Ata kanë fituar dy herë në Eurovision, herën e parë me këngën "Non ho l'eta" (Nuk kam moshën) të Gigliola Cinquetti dhe më pas në vitin 1990 me këngën "Insieme: 1992" (Së bashku:1992) të këngëtarit Toto Cotugno.


Ndonëse italianët kanë fituar vetëm dy herë, publiku shqiptar dhe i huaj kujton edhe përfaqësime të tjera italiane, si për shembull këngën e cila konsiderohet si një himn "Nel blu, dipinto di blu" të Domenico Modugno ose këngën "Magic o magic" të Albano dhe Romina Power.

Pas një mungese prej gjithsej 14 vjetësh, Italia është rikthyer në konkurrencën e Eurovisionit në vitin 2011 pas lobimit që bëri e madhja Rafaella Carra në RAI, , duke arritur menjëherë dhe çdo vit në rezultate mjaft të mira, ku ja vlen të përmendet çmimi i dytë në vitin 2011 dhe ai i treti në vitin 2015.

Këtë vit ata paraqiten me këngën fituese të këtij viti në Sanremo, ku në natën finale solli një betejë të fortë për fitore mes këngëtarëve Francesco Gabbani, Fiorella Mannoia dhe këngëtarit me origjinë nga Fieri, Ermal Meta. Ermali me këngën "Vietato morire" (E ndaluar të vdesësh), arriti të merrte shumicën e votës së jurisë, por vota publike (e cila ka vlerë më shumë për shpalljesn e fituesit) ja dha çmimin e parë këngës "Occidentali’s Karma" (Karma e perëndimorëve) të kënduar nga 34 vjeçari Gabbani.

Francesco Gabbania ka një karrierë muzikore e cila nisi me publikimin e albumit të tij të parë me titull “Greitist Iz” e më pas edhe me fitoren e “Sanremo Giovani” (Nata e këngëtarve të rinj në Sanremo) të vitit të kaluar.

Për momentin, kjo kënga ”Occidentali’s Karma” cilësohet që të jetë edhe një nga pretendentët për fitoren në Kiev dhe ndoshta kjo gjë mund të ndodhe vërtet. Rezultati i sondazhit tonë e vlerësoi këtë këngë me 12 pikë, por a do të ndodhë kjo gjë realisht, këtë do ta shohim në përfundimin e votimit në natën finale.

Italia merr pjesë në natën finale. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 13 Maj 2017 - ORA 21.00


18 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page