Gjermania mori pjesë që prej fillimit të Eurovizionit në vitin 1956. Është vendi me më shumë pjesmarrje dhe ky vit do të kishte shënuar pjesmarrjen e tyre të 62-të por ata munguan në vitin 1996 sepse përfaqësimi i tyre nuk u kualifikua në raundin e zgjedhjes paraprake, duke i lënë ata jashtë finales.
Megjithë pjesmarrjet e shumta, Gjermania arriti të fitojë për herë të parë në vitin 1982 me këngën "Ein bißchen Frieden" (Pak paqe) kënduar nga këngëtarja Nicole.
Kënga "Ein bißchen Frieden" u cilësua si një nga 14 këngët më të bukura të festivalit Evropian, në spektaklin e mbajtur për 50 vjetorin e Eurovisionit në Kopenhagë të Danimarkës, në tetor të vitit 2006.
Fitorja e dytë për ta erdhi nëpërmjet tingujve të këngës "Satellite" (Satelit) kënduar nga Lena Meyer-Landrut, në edicionin e vitit 2010. Gjermania mban në xhep 2 fitore dhe 7 vende të fundit, prej ku dy nuk morën asnjë pikë.
Vitin e kaluar ishte vendosur që këngëtari të ishte Xavier Naidoo dhe që publiku të zgjidhte një këngë për të. Kjo gjë nuk ndodhi, pasi për arsye se këngëtari Xavier Naidoo u përfshi në një skandal politk pasi ai shprehu haptas tërheqjen e tij nga politika ekstremiste e djathtë dhe disa pjesë të një kënge të tij të cilat përmbanin vargje homofobike.
Në vend të tij, mori pjesë Jamie-Lee Kriewitz me këngën “Ghost” (Fantazëm) e cila e fitoi të drejtën e përfaqësimit nëpërmjet festivalit gjerman për përzgjedhjen e përfaqësimit, zhvilluar nga ARD & NDR.
Këtë vit Radio Televizionet Publike Gjermane ARD dhe NDR, vendosën që të përdorin festivalin e tyre përzgjedhës "Unser song 2017" (Kënga jonë për 2017) ku morën pjesë 5 artistë dhe 2 këngë. Të gjithë artistët ju dha të drejta e këndimit të këngëve, nga ku publiku zgjodhi artistin që i preformonte ato më bukur dhe më pas edhe një nga këto dy këngë për të përfaqësuar vendin e tyre në Eurovision.
Televota gjermane shpalli fituese këngëtaren 25 vjeçare me emrin e artit Levina (Isabella Lueen) dhe këngën "Perfect life" (Jetë e përsosur) të kompozuar nga Lindsey Ray, Lindy Robbins dhe Dave Bassett. Këto dy të fundit, janë kompozitorë me emër
të cilët kanë kompozuar për artistë si Selena Gomez, Elle King, David Guetta, Demy Lovato, e shumë artistë të tjerë. E lindur në Bon, Levina, kalon kohën e saj mes Berlinit dhe Londrës ku ajo po studion për menaxhim muzikor në kolegjin London College of Music.
Levina, erdhi në Tiranë vetëm një javë më parë, për të promovuar këngën e saj "Perfect Life" dhe gjatë vizitës ajo dha një intervistë për Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), intervistë të cilën ju do të mund t'a ndiqni të dielën paradite në programin "Mirmëngjes Fundjavë" në RTSH 1, emision i drejtuar nga Andri Xhahu & Aulona Minga. Gjatë intervistës majft interesante, Andri i mësoi Levinës edhe simbolin tonë kombëtar.
Levina tha gjithashtu se e kishte dëgjuar dhe se i pëlqen shumë kënga jonë World. Ndërsa për Linditën ajo u shpreh se e kishte takuar atë në Amsterdam dhe se i kishte bërë përshtypje kjo vajzë me trup të vogël por me zë të madh.
Gjermania merr pjesë në natën finale. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 13 Maj 2017 - ORA 21.00