top of page
Writer's pictureRoni Klein

Spanja: Manel Navarro - Do it for your lover



Spanja ka marrë pjesë në Eurovizion 56 herë, duke filluar me pjesmarrje në vitin 1961. Ata kanë fituar dy herë, në vitin 1968 me këngën "La la la" kënduar nga këngëtarja Massiel e më pas në vitin 1969 me këngën "Vivo cantando" (Jetoj duke kënduar) të këngëtares Salome. Duhet thënë se fitorja e tyre në 1969 ishte një fitore e përbashkët (sepse morën të njëjta sasi pikësh) me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Vendevt të Ulëta (Holandën).

Spanja ka përfunduar në fund të tabelës 4 herë, ku tre herë nuk arritën të marrin asnjë pikë. Kjo gjë ndodhi çuditërisht edhe vitin e kaluar, këngëtarja Barei me këngën “Say Yay”, nuk arriti të merrte shumë pikë në finalen e Eurovisionit, duke përfunduar e 22-ta në renditjen përfundimtare. Megjithatë kënga e saj, ishte një nga më të preferuarat e ndjekësve të faqes tonë.


Por Spanja ka sjellë shumë herë përfaqësime të denja si për shembull, këngën "Eres tu" (Ti je) kënduar nga grupi Mocedades, e cila u cilësua si një nga 14 këngët më të bukura të festivalit Evropian, në spektaklin e mbajtur për 50 vjetorin e Eurovisionit në Kopenhagë të Danimarkës, në tetor të vitit 2006.

Spanja ka sjellë edhe këngën, aq të dashur nga publiku shqiptar, "Bandido" të dyshes Azúcar Moreno.


Edhe këtë herë Radio Televizioni Publik Spanjoll TVE , vendosi që të organizojë konkursin " Objetivo Eurovisión " (Objektivi Eurovizion) për të zgjedhur këngën dhe përfaqësuesin e tyre për në Kiev.

Këtë vit, ky festival u përfshi në një skandal të paparë, menjëherë pas shpalljes së votave. Vota publike kishte zgjedhur këngëtaren me emrin Mirela me këngën "Contigo" (Me ty), ndërsa juria votoi më shumë për këngëtarin Manel Navarro me këngën " Do it for your lover"" (Bëje për të dashurin tënd), duke bërë që këto këngë të kishin të njëjtën sasi pikësh mes njëra-tjetrës.

Cuditërisht, vendimi mbeti në dorën e jurisë, të cilët për përfaqësimin e Spanjës në Kiev, zgjodhën këtë të fundit. Vendimi i jurisë solli mjaft fishkëllima nga publiku prezent në sallë, reagim të cilit Navarro iu përgjigj duke i bërë një gjest të turpshëm me krah.

Dy ditë më vonë, nëpërmjet një konference për shtyp, këngëtari 21 vjeçar Navarro, i kërkoi ndjesë publikut spanjoll për këtë gjest të tij.


Por skandali nuk mbaroi me kaq. pasi dy parlamentarë spanjollë çuan kërkesa zyrtare TVE-së për të qartësuar publikun, për të dhënë shpjegim mbi detajet e procesit të festivalit dhe ndoshta anullimin e rezultatit.

Disa ditë më vonë, shefi i departamentit të programeve argëtuese në TVE, Z. Toñi Prieto, qartësoi të gjithë këtë proces përpara komitetit të auditimit të Radio Teëlevizionit Publik Spanjoll TVE.

Më pas ky televizion, nxorri edhe deklararën ku thuhej se festivali kishte ndjekur të gjitha rregullat në çdo stad të tij. Pas gjithë këtij skandali, i cili arriti të prekte edhe parlamentin spanjoll, në fund ujrat u qetësuan dhe tashmë Manel Navarro ka zyrtarisht biletën e Spanjës për në Kiev. Manel Navarro, fitoi famë pas fitores në konkursin rajonal “Catalunya Teen Star” (Ylli adoleshent i Katalonias). Më pas, në vitin 2015 ai nënshkroi një kontratë me kompaninë muzikore Sony.

Spanja merr pjesë në natën finale. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 13 Maj 2017 - ORA 21.00


12 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page