Estonia po merr pjesë për të 23. herë dhe është gjithashtu një nga vendet e para që iu bashkua Eurovizionit pas rënies të Bashkimit Sovjetik me pjesmarrjen e parë në vitin 1994.
Ndonëse nuk kanë patur ndonjë sukses të veçantë në këto 11 vitet e fundit, duke arritur në finale vetëm 3 herë, Estonia e ka fituar Eurovizionin më parë në vitin 2001 me këngëtarët Tannel Padar, Dave Benton & 2XL dhe këngën "Everybody". Fitorja e tyre në vitin 2000, surprizoi gjithë publikun e gjerë, pasi ishte një vit me mjaft konkurrencë të fortë mes përfaqësimeve të Francës, Danimarkës, Maltës, Greqisë & Sllovenisë.
Edhe vitin e kaluar, ata nuk arritën të siguronin një vend në finale me këngëtarin Jüri Pootsmann dhe këngën e tij me titull "Play" e cila zuri vendin e fundit në gjysëmfinalen e parë në Stokholm duke mbledhur vetëm 24 pikë gjithsej.
Estonia e zgjedh këngën me festivalin "Eesti Laul" që kësaj here kishte finale në datën 04 Mars. Në finale morën ojesë 10 këngë, nga të cilat publiku votoi binshëm për këngën me titull "Verona" kënduar nga këngëtarët Koit Toome & Laura Remmel Põldvere.
I lindur në kryeqytetin e Estonisë, Talin, 38 vjeçare Koit Toome, është një artist i suksesshëm në muzikë dhe televizion. Ai e nisi karrierën e tij në muzikë, në vitin 1994 si pjesë e grupit duo Code One, grup i cili u shpërbë në vitin 1998. Po në vitin 1998, Koit Toome, përfaqësoi Estoninë në Eurovisionin e atij viti me këngën "Mere lapsed" ("Children of the sea"). Artisti ka hedhur në treg gjithsej pesë albume muzikore, një si solist dhe katër albume si pjesë e grupit Code One. Karriera e tij tashmë është e përhapur edhe në teatër si aktor në opereta mjaft të njohura nga mund të përmenden role në "Tanz der Vampire", "Les Misérables ", " Miss Saigon " , "West Side Story", "Chess", "Rent "dhe "Hair".
Pjesmarrja në Eurovision, nuk është diçka e re gjithashtu për Laurën. 28 vjeçarja Laura Põldvere, e cila është nga qyteti Tartu i Estonisë, ka marrë pjesë në edicionin e vitit 2005 si pjesë e grupit Suntribe me këngën "Let's Get Loud".
Laura konkurroi për biletën estoneze të Eurovisionit në vitin 2009, por nuk ia arriti dot të mundte grupin Urban Symphony me këngën "Rändajad" dhe duke përfunduar me çmimin e tretë. Edhe vitin e kaluar ajo provoi fitoren në festivalin përzgjedhës estonez, Eesti Laul, por Jüri Pootsmann ia mori trofeun nga dora, duke e lënë Laurën me çmimin e dytë. Më në fund, këtë vit, ajo ia doli mbanë e tashmë, sëbashku me Koit Toome do të përfaqësojë Estoninë në edicionin e ardhëm të Eurovisionit.
Estonia konkurron me numrin 17. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00