top of page
Writer's pictureRoni Klein

Bjellorusia: Navi Band - Historyja majho žyccia


Bjellorusia filloi përfaqësimin në Eurovizion në vitin 2004 dhe ashtu si Shqipëria ky vend po sjell përfaqësimin e 14.


Rezultati më të mirë deri tani e ka atë të vitit 2007 duke u renditur si të 6-tët në finale me këngëtarin Dimitry Koldun.

Bjellorusia normalisht i jep dhe i merr pikët maksimale për dhe nga vendet e ish-bllokut Sovjetik si për shembull Rusia dhe Ukraina.

Alexander Rybak i cili fitoi Eurovizionin në vitin 2009 për Norvegjinë, është me prejardhje nga Bjellorusia.

Kësaj here Radio Televizioni Publik Bjellorus BTRC vendosi që këngën dhe përfaqësuesin ta zgjedhin nëpërmjet një festivali i cili solli 13 këngë në konkurrim, ku grupi Navi Band, fitoi biletën bjelloruse për në Kiev,me këngën "Historyja majho žyccia" (Historia e jetës sime) të kompozuar nga Arciom Lukjanienka.

Në fakt, televotimi bjellorus, e vlerësoi këtë këngë në vendin e pestë, por juria profesionale nuk i dha asnjë pikë këngës që fitoi televotimin dhe vlerësoi me 12 pikë grupin Navi Band - duke i dhënë kështu fitoren këtij grupi.

Navi Band, grupi i cili u formua në vitin 2013 nga Arciom Lukjanienka & Ksienija Žuk, ka në treg tre albume muzikore, Lovi (të vitit 2014), Soncam sahretyja (të vitit 2014) si edhe Illuminatsiya (të vitit 2017).

Këtë vit, kënga e Bjellorusisë do të performohet në gjuhën amtare të këtij vendi.

Bjellorusia konkurron me numrin 14. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page