Norvegjia hyri në Eurovizion vetëm pak vjet pas fillimit të tij, në vitin 1960 me këngëtaren Nora Brockstedt e cila këndoi në norvegjisht këngën me titull "Voi Voi" e cila është një mënyrë përshëndetje e kulturës Same.
Iu deshën 25 vjet që ta arrinin fitoren e tyre të parë me këngën "La det svinge" (Le të tundet) kënduar nga Bobbysocks!, e cila është një duo-pop përbërë nga Elisabeth Andreassen dhe Hanne Krogh.
Më pas kohëpritja per fitore u shkurtua, sepse në vitin 1995 pra vetëm 10 vjet më pas ishte grupi Secret Garden me këngën "Nocturne" i cili arriti të korrë fitoren e dytë të Norvegjisë.
Fitorja e tretë dhe e fundit për ta ishte një rekord. Alexander Rybak me këngën e tij "Fairytale" (Përrallë) arriti të fitojë çmimin e parë në Eurovizionin e vitit 2009 me 387 pikë.
Por krahas fitoreve rekord, Norvegjia rreshton edhe 11 renditje si të fundit, ku katër herë pa marrë dhe asnjë pikë.
Në finalen e festivalit përzgjedhës "Melodi Grand Prix 2017" morën pjesë 10 këngë, ku prej tyre publiku shpalli fitues këngëtarët JOWST dhe Aleksander Walmann me këngën "Grab the moment" (Mbërthe momentin).
Kjo këngë, e zhanrit pop & hip-hop, është kompozuar nga vetë JOWST sëbashku me Jonas McDonnell. JOWST është emri i artit për këngëtarin 27 vjecar Joakim With Steen, i cili është lindur në dhe rritur në Trondheim të Norvegjisë.
Alexander (Aleksander Walmann Åsgården), këngëtari shoqërues i JOWST, fitoi cmimin e dytë në sezonin e parë të "Norges beste stemme" (The Voice) të vitit 2012.
Ai është 31 vjec dhe tashmë ka në treg disa këngë.
Norvegjia konkurron me numrin 13. në gjysëmfinalen e dytë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 12 Maj 2017 - ORA 21.00