top of page
Writer's pictureRoni Klein

Kroacia: Jacques Houdek - My friend



Kroacia filloi të marrë pjesë në Eurovizion si shtet i pamvarur, thuajse menjëherë pas shpërbërjes së federatës Jugosllave, duke filluar prej vitit 1993. Megjithatë, Kroacia ksihte marrë pjesë edhe 10 herë të tjera para shpërbërjes, madje duke fituar Eurovizionin në emrin e Jugosllavisë jo më larg se në vitin 1989 me këngën "Rock me baby" të grupit Riva.

Kjo ishte edhe arsyeja, për të cilin Eurovizioni i vitit 1990, u mbajt në Zagreb.

Pas një shkëputje prej dy vjetësh, mungesë të cilën HRT (Radio TV publik Kroat) e justifikoi me arsyen mugesë buxheti, vitin e kaluar at u rikthyen me këngëtaren Nina Kraljić, e cila fitoi çmimin famëkeq jo-zyrtar "Barbara Dex" për veshjen e saj në skenë.

Edhe këtë vit HRT vendosi për përfaqësimin e tyre pa ndonjë festival, artistin dhe këngën përfaqësuese.

Kënga "My friend" (Miku im) e cila është pjesmarrja e 23-të për shtetin ballkanik, do të këndohet nga 35 vjeçari, Žejlko Houdek, i cili njihet me disa emra arti: Jacques Houdek, Gospodin Glas/Mr. Voice.

Për këngëtarin mund të flitet shumë gjatë, mbi karrierën e gjatë muzikore me shumë albume muzikore në treg, shumë çmime artistike, me pjesmarrjen e tij në panelin e "The Voice" në Kroaci, etj.

Ai u përfol shumë në vitin 2005, për disa komente homofobike ndaj komunitetit LGBT në Kroaci, komunitet i cili i dha edhe titullin famëkeq "Homophobe of the year 2006" e më pas "Homophobe of the decade" në vitin 2011. Pas kësaj meseleje që zgjati disa vite, ai kërkoi ndjesë publike dhe tha se nuk kishte asgjë kundër komunitetit LGBT e madje kishte dhe shokë gay.

Houdek, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë prej martesës me Birgita Krkač, ka një repretor këngësh të kënduara në më tepër se nëntë gjuhë dhe mjaft albume të arta, platin si edhe një në diamant.

Kroacia konkurron me numrin 11. në gjysëmfinalen e dytë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


14 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page