Lituania është i vetmi vend balltik, i cili ende nuk e ka provuar shijen e fitores, madje në pjesmarrjen e parë në vitin 1994 Lituania përfundoi e fundit me 0 pikë. Lituania ka marrë pjesë 17 herë në Eurovision. Vitin e kaluar ata u përfaqësuan nga këngëtari Donny Montell, i cili arriti vendin e nëntë në finale me këngën "I've been waiting for this night".
Rezultati më i mirë që kanë, është vendi i 6-të në Athinë, në Eurovisionin e vitit 2006 me grupin LT United dhe me këngën me titull ironik "We are the winners" (Ne jemi fitimtarët).
Këtë vit, publiku i Lituanisë, përzgjodhi përfaqësimin nëpërmjet festivalit të tyre "Eurovizijos 2017".
Grupi Fusedmarc, i cili përbëhet nga duoja Cilia & Vakx, arriti të bindë juritë dhe publikun për biletën e Lituanisë në Kiev, me këngën " Rain of revolution" (Shi revolucioni)
Kjo këngë, e cila do të këndohet në anglisht, është kompozim i Viktorja Ivanovskaja, Denisas Zujevas dhe Michail Levin.
Ky grup, i cili është i rrymës electrofunk, u formua në vitin 2004 në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius. Në vitin 2007 ata morën titullin si grupi më i mirë i muzikës eksperimentale, ndërsa në vitn 2008, ata u vlerësuan me cmimin "Best Lithuanian Electronic Band"
Megjithëse ata kanë qenë aktivë në koncerte dhe festivale, grupi ka në treg vetëm një album të hedhur në vitin 2005 me titullin "Contraction" (Tkurrje).
Lituania konkurron me numrin 16. në gjysëmfinalen e dytë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00