Bullgaria u rikthye në Eurovizion vitin e kaluar, pas një shkëputje që prej vitit 2013, "If Love Was a Crime" të këngëtares Poli Genova, duke arritur edhe renditjen më të mire për bullgarët, vendin e katërt në finale.
Kjo ishte hera e dytë që Bullgaria shijoi vajtjen në finale nga 10 përfaqsimet që ata kanë dërguar në Eurovision.
Bullgaria filloi të merrte pjesë në Eurovision në vitin 2005, por vajtja e parë e tyre në natën finale ndodhi me këngën "Voda" (Ujë) kënduar nga Elitsa & Stoyan, e cila u rendit në vendin e pestë në Eurovizionin e vitit 2007.
Elitsa & Stoyan kanë përfaqësuar Bullgarinë edhe në vitin 2013 me këngën “Samo shampioni” (Jemi kampion) duke u renditur në vendin e 12-të në gjysëmfinale, ndërsa Poli Genova e ka përfaqësuar Bullgarinë edhe në vitin 2011 me këngën “Na inat” (Për inat) e cila u rendit gjithashtu e 12-ta në gjysëmfinale.
Në vitin 2006, ata sollën në skenën e Eurovisionit edhe këngëtarin e njohur Aziz, i cili ishte këngëtar shoqërues (backing vocal) për përfaqësuesen e atëhershme bullgare, këngëtaren Mariana Popova.
Këtë vit, Radio Televizioni Publik Bullgar, BNT, vendosi në mënyrë të brendshme, që biletën për në Kiev t’ja japë 17 vjecarit me origjinë bullgare po me banim në Moskë të Rusisë, këngëtarit Kristian Kostov, me këngën “Beautiful mess” (Rrëmujë e bukur).
Ndonëse në moshë kaq të re, Kristian, ka pasur shumë sukses në muzikë, duke filluar me arritjen në finale e sezonit të pare të “The Voice Kids” në Rusi e më pas duke u renditur i dyti në sezonin e katërt të “X-Factor” në Bullgari.
Kënga “Beautiful mess” është një bashkprodhim bullgaro-suedez me kompozitorë Borislav Milanov, Sebastian Arman dhe Joacim Bo Persson, të cilët kompozuan edhe përfaqësimin e Bullgarisë vitin e kaluar.
Mesa duket, Radio Televizioni Publik Bullgar, BNT, beson se ky bashkpunim mund t’i sjellë rezultate të mira Bullgarisë në edicionin e 62-të të Eurovisionit.
Bullgaria konkurron me numrin 15. në gjysëmfinalen e dytë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00