Izraeli ka filluar pjesmarrjen në Eurovision në vitin 1973 dhe ka arritur ta fitojë atë 3 herë, në vitet 1978, 1979 dhe së fundmi në vitin 1998 me këngëtaren transgjinore Dana International, e cila është një nga personazhet më kontroverse por në të njëjtën kohë një nga artistet më të adhuruara në Izrael.
Kënga e saj "Diva" u cilësua si një nga 14 këngët më të bukura të festivalit Evropian, në spektaklin e mbajtur për 50 vjetorin e Eurovisionit në Kopenhagë të Danimarkës, në tetor të vitit 2006.
Pas një periudhe ku Izraeli pati vështirësi për të hyrë në finale.
gjithçka ndryshoi dy vite më parë, me arritjen në finale dhe renditjen e tyre në vendin e 9-të me këngën "Golden boy" (Djalë flori) e cila u këndua nga këngëtari simpatik Nadav Guedj.
Edhe vitin e kaluar ata patën sukses me duke arritur në finale me këngën "Made of stars" (I prodhuar nga yjet) të kënduar nga këngëtari 30 vjeçarin, Hovi Star.
Këtë vit, Radio Televizioni Publik i Izraelit (IBA) në bashkpunim me Channel 2, sollën programin televiziv përzgjedhës për Eurovisionin “HaKokhav HaBa L'Eurovizion” (Ylli i ardhshëm në Eurovision). Ky format televiziv i cili zgjati disa javë, solli në konkurrim shumë artistë të rinj të cilët filluan me audicione dhe më pas eleminime sipas votimit të publikut izraelit.
Në fund, për në natën finale, u zgjodhën vetëm 4 artistë, nga të cilët trofeun e fitoi këngëtari 25 vjeçar nga qyteti Hod HaSharon, me emrin Imri Ziv.
Në vitin 2012, Imri Ziv konkuroi edhe në edicionin e parë të “The Voice “ në Izrael, por pa fituar ndonjë çmim.
Këngëtarin mjaft simpatik, Imri Ziv, e takuam pak kohë më parë në Amsterdam.
Ai na foli se çfarë mendon për gjuhën tonë,
dhe nëse kënga e tij është e stilit mesdhetar ose jo.
Dëgjojeni me fjalët e tij në këtë intervistë mjaft të shkurtër me ne .
Megjithëse këtë vit ai do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision si solist, ai e njeh skenën madhështore të festivalit evropian. Ai ishte një nga këngëtarët shoqërues të përfaqësimit izraelit të vitit 2015 e gjithashtu një nga këngëtarët shoqërues të Hovi Star vitin e kaluar.
Kënga që do të këndojë Imri Ziv për Izraelin, mban titullin "I feel alive" (Ndjehem i gjallë) dhe do të jetë edhe përfaqësimi i 40-të i Izraelit në Eurovision. Kënga është kompozuar nga Dolev Ram & Penn Hazut dhe është një këngë verore e stilit dance-pop. Videoklipi shoqërues, është xhiruar në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, i cili shquhet për stilin modern dhe jetën fantastike të natës.
Izraeli konkurron me numrin 18. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00