Zvicra mori pjesë që herën e parë kur filloi Eurovizioni në vitin 1956, i cili u mbajt në Lugano të Zvicrës. Madje edhe çmimi i parë i Eurovizionit të parë u fitua nga këngëtarja zvicerane Rosa Mina Schärer e cila njihet më mirë me emrin Lys Assia.
Për fitoren e dytë, iu desh një kohë shumë e gjatë dhe mobilizimi i këngëtares tashmë me famë botërore kanadeze Céline Dion dhe këngës në frëngjisht "Ne partez pas sans moi" (Mos u largo pa më marrë dhe mua).
Céline Dion në momentin e fitores ishte 21 vjeç, fama e saj botërore erdhi me albumin e saj "The colour of my love" publikuar në vitin 1993.
Zvicra është një nga vendet që ka dhënë disa herë vota për Shqipërinë,por një nga arsyet për këtë gjë mund të jetë edhe prezenca e diasporës shqiptare atje.
"ESC 2017 – Die Entscheidungsshow" i cili është spektakli përzgjedhës Radio Televizionit Publik të Zvicrës (SRF) këtë herë votat e duhura ia dha këngës "Apollo" të kënduar nga grupi Timebelle.
Kjo ishte hera e dytë e cila ky grup i përbërë nga Miruna Mănescu,
Samuel Forster dhe Emanuel Daniel Andriescu , provuan që të fitojnë biletën zvicerane për në Eurovision. Ata konkuruan edhe në vitin 2015 në festivalin përzgjedhës zviceran me këngën “Singing About Love" (Duke kënduar për dashurinë), këngë me të cilën ata fituan çmimin e dytë në këtë festival.
“Apollo” këngë e cila është një kompozim i Elias Näslin Nicolas Günthardt
& Alessandra Günthardt , do të përfaqësojë Zvicrën në edicionin e 62-të të festivalit Evropian.
Zvicra konkurron me numrin 13. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00