top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Irlanda: Brendan Murray - Dying to try


Irlanda mban rekordin me të mirë në këtë konkurrencë të cilën e ka fituar jo më pak se 7 herë në 50 pjesmarrje. Irlanda filloi të marrë pjesë në vitin 1965 dhe fitoi 5 vjet pas kësaj pjesmarrje në vitin 1970, duke pasuar me fitoret në vitet 1980, 1987, 1992, 1993, 1994 dhe 1996.


Një nga rekordet e arritura është edhe fitorja e njëpasnjëshme, sepse Irlanda fitoi Eurovizionin 3 herë rresht në 1992,1993 dhe 1994.

Gjithashtu një rekord tjetër për Irlandën është se i vetmi artist mashkull që ka fituar Eurovisionin dy herë, është irlandezi Johnny Logan i vili fitoi si solist për Irlandën në vitin 1980 dhe 1987.

Ai fitoi edhe në vitin 1992, por si kompozitor i përfaqësimit irlandez.

Por pas viteve 2000 dhe me ardhjen e gjysëmfinaleve, Irlanda nuk ka arritur ndonjë rezultat aq të mirë.

Edhe vitin e kaluar ata provuan të dërgojnë ish antarin e grupit Westlife, këngëtarin Nicky Byrne, i cili nuk arriti dot finalen me këngën e tij “Sunlight”.

Këtë herë Radio Televizioni Publik Irlandez RTÉ vendosi që të përzgjedhë këngëtarin dhe këngën në mënyrë të brendshme.

Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, RTÉ, publikoi lajmin se biletën për në Kiev do t’ja jepte këngëtarit Brendan Murray, i cili është 20 vjeç dhe është një nga antarët e grupit irlandez Hometown.

Kënga e përzgjedhur për këngëtarin Brendan, mban titullin ”Dying to try” (Po vdes për t’a provuar) dhe është një kompozim i suedezit Jörgen Elofsson, kompozitor i cili është nominuar disa herë për çmimet Grammy në SH.B.A.

Ky kompozitor ka kompozuar edhe hite si për shembull këngët "Sometimes" & ”You drive me crazy” të këngëtares Britney Spears , madje ka kompozuar edhe për artistë të tjerë me famë botërore si Kelly Clarkson, Céline Dion, Geri Haliwell etj.

Mesa duket, Irlanda është mërzitur nga disfatat e shumta të dy dekadave të fundit, ndaj po provon gjithçka për t’ju rikthyer shkëlqimit tyre të dikurshëm në Eurovision.

Irlanda konkurron me numrin 9. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page