Austria, vend i cili dy vjet më parë,ishte edhe vendi mikpritës i edicionit të 60-të, të Eurovisionit, ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 1957 dhe ka marrë pjesë gjithsej 49 herë.
Rezultatet e tyre kanë qenë shumë të dobta,duke u renditur 7 herë në fund të tabelës, madje tre herë me zero pikë. Ata fituan Eurovisionin për herë të parë në vitin 1966 me këngëtarin Udo Jürgens dhe mëpas, pritja u bë shumë e gjatë.
Por austriakët nuk e humbën toruan dhe gati pesë dekada më vonë, ata vendosën që të dërgojnë një personazh tepër të veçantë për ta kthyer Eurovisionin në kryeqytetin e muzikës klasike.
E pra, do të duhej Conchita Wurst, personazh i krijuar nga artisti austriak Tom Neuwirth, personazh që surprizoi të gjithë Evropën jo vetëm për mjekrën, por edhe për talentin.
Vitin e kaluar, Austria provoi fatin me një këngë e cila u këndua në frëngjisht me titull "Loin d'ici" (Larg nga këtu) të këngëtares 20 vjeçare, Zoë Straub, e cila u pëlqye shumë nga fansat, por duke u renditur në vendin e 13-të në finale.
Ndërsa këtë herë, (Radio televizioni publik austriak) ORF, përzgjodhi artistin Nathan Trent me këngën "Running on air" (Duke vrapuar në ajër) si përfaqësuesin e tyre për në edicionin e 62-të të festivalit Evropian. Zakonisht, austriakët kanë zhvilluar një festival për përzgjedhjen e përfaqësimit, ndërsa këtë vit ata vendosën të mos e bëjnë këtë gjë por t'ja japin biletën këngëtarit Nathan Trent, i cili i erdhi si surprizë kjo gjë, sepse ai kishte vendosur që të merrte pjesë në festivalin përzgjedhës të Gjermanisë, "Unser song 2017" por më pas u tërhoq përderisa mori biletën austriake.
Para disa javësh, Nathan në bashkpunim ORF, hodhën një anketë në faqen facebook zyrtare të këtij televizioni, me pyetjen: Cilën këngë ish-pjesmarrëse në Eurovision, doni që Nathan ti bëjë një cover?
Mes shumë këngëve të kësaj ankete, u zgjodh "I'm alive" e Elhaidës dhe tashmë do të kemi një version të ri të saj, atë të kënduar nga përfaqësuesi i këtij viti për Austrinë.
Nathan ka mbushur 25 vjeç vetëm 4 ditë më parë, ndaj gjejmë rastin t'i urojmë edhe 100 të tjera!
Austria konkurron me numrin 2. në gjysëmfinalen e dytë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00