• Roni Klein

Hungaria: Joci Pápai - Origo


Vitin e kaluar, Hungaria mori pjesë në Eurovision me këngëtarin mjaft simpatik, Freddie dhe këngën "Pioneer", i cili ndonëse arriti në finale, nuk pati ndonjë rezultat të kënaqshëm në të duke përfunduar i 19-të në renditjen e saj.

Hungaria ka debutuar në vitin 1994 ato kanë vetëm 14 pjesmarrje dhe rezultati më i mirë i arritur është vendi 4-rt në 1994 me këngëtaren Friderika Bayer.


Në vitin 1996, Hungaria zgjodhi këngëtarin me origjinë shqiptaro-hungareze, Gjon Delhusa, për përfaqësimin e tyre, por për fat të keq kënga e tij nuk kaloi dot fazën eleminatore të këngëve përpara festivalit Evropian.

Menjëherë më pas, në vitin 1997, organizatori i Eurovisionit, EBU (Enti i bashkimit të televizioneve Evropiane), ndryshoi rregulloren për fazat eleminatore.

Në statistikat e marrjes së pikëve, Hungaria i merr pikët e saj më së shumti nga Finlanda, Rumania, Islanda dhe Estonia.

Në vitin 2011, përfaqësimi Hungarez "What About My Dreams?" e këngëtares Kati Wolf, mori çmimin e parë në votën OGAE (Organizata Gjenerale e Amatorëve të Eurovizionit), por votimi i vërtetë, ai në Eurovision e vlerësoi në vendin e 22-të në finale. Megjithatë kënga e saj mbetet një nga të preferuarat e fansave të Eurovisionit.

Edhe këtë vit, Hungaria përdori një procedurë të gjatë për të zgjedhur këngën e tyre përfaqësuese në Eurovizion. Kjo procedurë e cila zgjati për 6 javë në çdo të shtunë, nga data 14 janar solli shumë këngë dhe këngëtarë dhe në natën finale ishin përzgjedhur vetëm 8 nga 30 të prezantuarat.

Festivali i cili zhvillohet nga Televizioni Publik Hungarez (Magyar Televízió - MTV) quhet "A Dal"(Kënga) u zhvillua në 18 Shkurt në Budapest. Në fund, juria e festivalit, zgjodhi 35 vjeçarin Joci Pápai, i cili është një nga artistët reperë më të sukseshëm në Hungari dhe kompozimin e tij, këngën "Origo" (Prejardhje).

Muzika rrjedh në damarët e këngëtarit Joci Pápai, ndërsa babai i tij ka qenë drejtues i një orkestre të madhe ciganësh, vetë Joci, filloi t'i binte kitarës që kur mbushi katër vjeç.

Hungaria konkurron me numrin 7. në gjysëmfinalen e dytë. . Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


#ESC2017 #Promo #Hungary

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now