Rumania filloi të merrte pjesë në Eurovision në vitin 1994, por me disa shkëputje, deri në rikthimin e tyre të njëpasnjëshëm nga viti 2002 deri në ditët e sotme. Vitin e kaluar, ata munguan në Eurovision por pa dëshirën e tyre, kjo për arsye se Radio Televizioni Publik Rumun (TVR) nuk kishte paguar borxhin prej rreth 15 milionë Euro që i kishte EBU-së (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve).
Vitin e kaluar ata patën zgjedhur këngëntarin Ovidiu Anton dhe këngën ”Moment of silence” (Moment heshtjeje), por për arsye të borxhit që kishte TVR, ai duhej të mos merrte pjesë.
Po të mos marrim parasysh vendimin e vitit të kaluar, Rumania është edhe një nga dy vendet që ka arritur të futet ose të jetë prezent në natën finale, që nga fillimi i përdorjes së netëve gjysëmfinale në Eurovision. Tjetri vend me këtë rekord është Rusia. Deri para një viti, këtë rekord e mbante edhe Greqia, por grekët nuk arritën dot finalen me grupin Argo në vitin 2016.
Rumunët, në 17 pjesmarrjet e tyre në Eurovision, kanë patur në përgjithësi rezultate të mira, madje duke arritur vendin e 3-të në vitin 2005 me këngën ”Let me try” të Luminița Anghel & Sistem , dhe në vitin 2010 me këngën ”Playing with fire” të Paula Seling & Ovi.
Rumania i bën përzgjedhjet e tyre për Eurovision, nëpërmjet festivalit ”Selecția Națională” (Përgjedhja kombëtare) , i cili në finalen e edicionit të këtij viti solli 10 këngë. por vota publike vendosi në mënyrë të bindshme se preferonin që fitorja e festivalit dhe bileta për në Kiev t’i shkonte këngës ”Yodel It!” të kompozuar nga Mihai Alexandru , Alexandra Niculae dhe të kënduar nga Ilinca feat. Alex Florea..
Këta dy këngëtare nuk kanë ndonjë karrierë të gjatë në muzikë.
18 vjeçarja Ilinca (Maria Ilinca Băcilă) është një këngëtare dhe jodlere (formë këndimi i në alpet gjermano-austriake). Ajo njihet për këtë formë të kënduarit, e cila përfshin ndryshime të përsëritura dhe të shpejta të tonit të zërit.
Ndërsa 25 vjeçari Alex Florea (Alexandru Ionuț Florea) ka marrë pjesë në edicionin e katërt rumun të ”The Voice”.
Rumania konkurron me numrin 5. në gjysëmfinalen e dytë. . Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00