top of page
Writer's pictureRoni Klein

Rusia: Julia Samoylova - Flame is burning



Rusia është paraqitur 20 herë në Eurovizion, duke arritur thuajse përherë pozicione të larta dhe duke e fituar çmimin e parë në vitin 2008 me këngëtarin Dima Bilan. Vitin e kaluar ata iu afruan shumë afër fitores me këngën "You are the only one" të këngëtarit Sergey Lazarev, por ndonëse Radio Televizioni Publik Rus (Channel One) investoi një thes me para për promovim, skenografi dhe grafikëne kësaj performance, ata arritën vetëm vendin e tretë, pas Australisë që u renditën në vendin e dytë dhe Ukrainës në të parin.

Pas fitores së Ukrainës lindi menjëherë pyetja nëse Rusia do të merrte pjesë këtë vit në Eurovision apo jo, për arsye të konfliktit për Krimenë.

Por në javën e dytë të muajit të kaluar, ata vendosën që në Kiev të dërgojnë këngëtaren 27 vjeçare Julia (Yuliya) Samoylova me këngën “Flame is burning” (Flaka po djeg).

Julia, e cila ka lindur në Ukhta, Rusi, u rrit dhe u zhvillua fizikisht e shëndetshëme, deri në momentin një vaksinimi jo të sukseshëm të poliomelitit , pas së cilës ajo filloi të humbte lëvizjen e këmbëve të saj.

Pas këtij diagnostikimi, mjekët i dhanë asaj vetëm tre vjet jetë. Ajo ishte vetëm 13 vjece kur u diagnostifikua me këtë sëmundje.

Prindërit e saj e dërguan në shumë shërues dhe “magjistare” por ata ishin thjesht sharlatanë.

Në vitin 2002, ajo arriti të fitojë festivalin e këngës në Inta me këngën “Silver Hoof” e më pas, në vitin 2003 ajo fitoi festivalin e Moskës me këngën “On the wings of a dream”.

Në 2008 ajo themeloi grupin e rrokut “TerraNova”,grup i cili u shpërbë në vitin 2010.

Pas ndarjes së grupit, Julia u shpërngul në Shën Peterburg, ku ajo u konkuroi për një bursë studimesh në Universitetin shtetëror të këtij qyteti, por pa ia dalë mbanë. Pas disa viteve larg nga publiku ajo vendosi të rikthehet në skenë në vitin 2013, nëpërmjet programit "Factor A" (versioni rus i formatit televiziv X-Factor) duke kënduar këngën “Molitva” (kënga fituese e Eurovisionit 2007).

Në "Factor A", Julia arriti të merrte çmimin dytë si edhe çmimin e nderit “The Golden Star of Alla” , i dhënë nga këngëtarja Alla Pugacheva, e cila ishte edhe mentorja e saj në këtë konkurrencë.

Julia ka kënduar edhe në vitin 2014, për hapjen e lojrave paraolimpike në Sochi.

Ajo nuk do të marrë dot pjesë në Eurovision, pasi në vitin 2015, Julia ka performuar në Krime, gjë që shkel ligjet e Ukrainës. Autoritetet ukrainase i vunë bllokadë këngëtares për këtë gjë, por meqë sllogani i këtij viti është "Festo diversitetin", EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), vendosi që Julias t'i jepet mundësia të këndojë këngën e saj pa qenë prezente në sallë, me një lidhje satelitore ose ndryshimin e këngëtarit.

Ofertë është refuzuar tashmë nga rusët, duke u tërhequr komplet nga pjesmarrja këtë vit.

Gjysëmfinalen e dytë ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


16 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page