Serbia dhe Zvicra mbajnë rekordin e vendeve që kanë fituar festivalin Evropian që me herën e parë. Zvicra fitoi në 1956 në edicionin e parë dhe Serbia fitoi në hyrjen e parë si shtet jashtë federatës, në vitin 2007, megjithatë Serbia ka marrë pjesë në Eurovision por duke qenë pjesë e Federatës Jugosllave dhe më pas si pjesë e Federatës Serbi & Mali i Zi.
Serbia ka marrë pjesë 9 herë që nga debutimi ne vitin 2007 dhe numëron 7 arritje në finale.
Fitorja e tyre me këngën “Molitva”(Lutje) të këngëtares Marija Serifovic, përveç sjelljes së Eurovisionit në Beogradin e tensionuar nga shpallja e pavarsisë së Kosovës në vitin 2008, u diskutua shumë pas një artikulli në gazetën britanike "The Sun" e cila hodhi akuza se "kënga "Molitva" ishte një plagjiaturë e këngës "Ndarja" të këngëtares Soni Malaj. Më pas, maqedonasi Marjan Filipovski i cili është edhe kompozitori i këngës "Ndarja", i hodhi poshtë akuzat e gazetës britanike.
Vitin e kaluar ata u përfaqësuan me këngëtaren Sanja Vučić dhe këngën "Goodbye" (Lamtumirë), ndërsa në vitin 2015 ata u përfaqësuan nga këngëtarja Bojana Stamenov me këngën "Beauty never lies" (Bukuria nuk gënjen kurrë), këngë cila u rendit në vendin e 10-të në finalen e Vienës.
Njësoj si në vitin e kaluar, dhe kësaj here Radio Televizioni Publik Serb RTS, vendosi që përzgjedhjen t'a bëjë në mënyrë të brendshme, duke ia dhënë biletën për në Kiev, këngëtares Tijana Bogićević dhe këngës "In too deep" (Shumë thellë brenda).
Për 37 vjeçaren nga qyteti Novi Sad i Serbisë, kjo nuk do të jetë hera e parë në skenën e Eurovisionit,në vitin 2011 ajo ishte këngëtare shoqëruese (backing vocal) e Ninës, këngëtarja që përfaqësoi Serbinë.
Kënga e saj "In too deep", me tekst dhe muzikë të Borislav Milanov,Joacim Persson,Johan Alkenas dhe Lisa Ann-Mari Linder flet për flet për të rënit në dashuri dhe shpëtimin nga kjo gjë.
Emrat e Milanov dhe Persson, mund t'ju duken të njohur, për arsye se ato janë autorët e këngës përfaqësuese bullgare të këtij viti, si edhe të vitit të kaluar “If love was a crime” . Gjithashtu ata janë edhe kompozitorët e përfaqësimit maqedon për këtë vit këngës “Dance alone” të këngëtares Jana Burčeska.
Serbia konkurron me numrin 1. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00