top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Vendet e Ulëta (Holanda): O'G3NE - Lights & shadows


Vendet e Ulëta, që në shqip njihen rëndom si Holanda, ka fituar në Eurovision 4 herë, në vitet 1957, 1967, 1969 dhe së fundmi në 1975-ën ndaj këtë herë do të jetë përfaqësimi i 42-të që nga fitorja e fundit.

Ata arritën një rezultat të mirë në vitin 2013 dhe 2014 pas disa vitesh me mosarritje në finale. Vitin e kaluar ata u përfaqësuan me këngën "Slow down" (Merre me ngadalë) të kënduar nga këngëtari Douwe Bob, i cili arriti vendin e 11 në finale.

Për përfaqësimin e tyre të 58-të, Vendet e Ulëta (Holanda) zgjodhi grupin O'G3NE, me këngën “Light and shadows” (Dritë dhe hije”). Përzgjedhja u bë në mënyrë të brendshme nga Radiotelevizioni Publik i tyre AVROTROS.

Grupi përbëhet nga tre motrat Liza e cila është 22 vjeç,Ami dhe Shellei të cilat janë 21 vjeç, dy të fundit janë motra binjake.


Kjo nuk do të jetë hera e parë që tre motrat do të ngjiten në një skenë Europiane. Në vitin 2007, ato përfaqësuan vendin e tyre në Junior Eurovision, me këngën “ Adem in, Adem uit” (“Merr frymë, nxirr frymë) duke u pozicionuar në vëndin e 11-të nga 17 vënde pjesëmarrëse. Një vit më pas, ato hodhën në treg albumin e parë muzikor me titull "300 %".

Albumi i dytë i tyre, me titull "Sweet 16" u publikua në vitin 2011 dhe pas një shkëputje tre vjeçare nga karriera muzikore, ato u shfaqën në shtatorin e vitit 2014 në audicionet e programin televiziv "The Voice of Holland" me emrin O'G3NE, e më pas duke fituar edhe çmimin e parë në këtë konkurrencë.

Vitin i kaluar, do t'i sillte vajzat në programin televiziv " De beste zangers van Nederland" (Këngëtarët më të mirë të Vendeve të Ulëta) e më pas edhe albumin e tyre të tretë me titull "We got this".

Kënga që vajzat do të këndojë në Kiev është një bashkpunim i vetë tyre sëbashku me të atin e tyre. Kjo këngë është një adresim që i bëhet mamasë së vajzave, e cila ka qënë e sëmurë në këto dy vitet e kaluara.

Kënga “Lights and Shadows“ flet për luftën me djajtë e brëndshëm dhe shfaqjen e vetvetes, më të fortë dhe më të lumtur.

Të gjithë, në jetë, kanë kaluar gjëra të vështira dhe te gjithë kanë kaluar në dritë dhe hije.

Ky është mesazhii cili, grupi O’G3NE, percjell me plot harmoni mes tyre.

Vendet e Ulta (Holanda) konkurron me numrin 6. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


19 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page