top of page
Writer's pictureRoni Klein

Malta: Claudia Faniello - Breathlessly


Malta ka marrë pjesë për herë të parë në Eurovision në vitin 1971 dhe kanë qënë shumë afër fitores dy herë.

Në vitin 2002, Ira Losco perfundoi në vëndin e dytë me këngën “7th wonder” dhe vetëm 3 vite më vonë Chiara me këngën “Angel” u pozicionua gjithashtu në vëndin e dytë.

Në vitin 2006, pikët e Shqipërisë "shpëtuar Maltën" nga 0, sepse votimi shqiptar i dha këngëtarit përfaqësues maltez, Fabrizio Faniello, 1 pikë.

Në këtë pjesmarrje të 29 të Maltës në Eurovision, do të jetë Claudia Faniello, e cila vjen për herë të parë në Eurovision dhe është gjithashtu motra e këngëtarit maltez Fabrizio Faniello (këngëtar i cili ka përfaqësuar Maltën dy herë në Eurovision, në vitet 2001 & 2006)

Claudia është përpjekur disa herë që të përzgjidhej për të përfaqsuar vëndin e saj, por

do të ishte kënga “Breathlessly” (Pa frymë), ajo që do t'i jepte biletën për Eurovision.


Ne patëm kënaqësinë që t'a takonim Claudian, vetëm pak ditë më parë në Amsterdam, gjatë takimit me shtypin përpara koncertit promovues "Eurovision in Concert 2017" Ajo dha një mesazh për Linditën, të cilin mund ta ndiqni në video.

E lindur më 25 shkurt 1988, në Qawra të Maltës, Claudia nisi karrierën e saj në muzikë që në moshën 12 vjeçare, duke konkuruar në festivale të ndryshme të muzikës dhe duke arritur rezultate të larta.

Në vitin 2001 ajo fitoi ‘Talentissimi Juniors’, dhe vetëm një vit më vonë, performoi në orkestrën kombëtare të Maltës.

Viti 2006 shënoi fillimin e konkurimit për të përfaqsuar Maltën në Eurovizion.

Ajo konkuroi me këngën “High Alert”, ku u vlersua me cmimin “Artistja më e mirë e re” dhe u pozicionua në vëndin e 12-të.

Po në të njëjtin vit, ajo fitoi Festivalin “Kanzunetta Indipendenza” me këngën “Ma Nafx”.


Një vit më vonë ajo konkuroi përsëri ne “Malta Song For Europe” me këngën “Love is blind” këtë herë përfundoi në vëndin e 7-të.

Në vitin 2008, ajo tregoi se nuk di të dorëzohet dhe këtë herë dy këngët e saj konkuruese “Caravaggio” dhe “Sunrise” në “Malta Song For Europe” u pozicionuan në vëndin e 2-të dhe 3-te respektivisht.

Ajo mori pjesë cdo vit deri në vitin 2013, duke arritur edhe një herë vëndin e dytë, ne vitin 2012 me këngën ”Pure”, këngë për të cilën ajo foli gjërë e gjatë, në intervistën tonë me të.

Pas 3 viteve pushim ajo arriti që me këngën “Breathlessly” të fitonte te drejtën për të përfaqsuar vëndin e saj në Eurovision.

"Breathlessly" është e kompozuar nga Philip Vella, Sean Vella & Gerard James Borg të cilët jo vetëm që janë kompozitorët e "Breathlessly" & "Pure", por kanë kompozuar edhe shumë këngë pjesmarrëse për Maltën, midis tyre edhe këngën "7th wonder" të Ira Loscos.

Nga gjithë ky rrugëtim i Claudias jemi të bindur që do të ngeleni "pa frymë".

Malta konkurron me numrin 4. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


38 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page