top of page
Writer's pictureRoni Klein

Maqedonia: Jana Burčeska - Dance Alone



Ju kujtojmë se Maqedonia nuk ka pasur shumë sukses në Eurovision duke numëruar 8 arritje deri në finale dhe rezultatet më të mira i kanë arritur në 2006 me këngën “Ninanajna” të këngëtares Elena Risteska, këngë e cila u rendit në vendin e 12-të, dhe Kaliopi me këngën “Crno i belo” në vitin 2012, këngë e e cila u rendit në vendin e 13-të.

Por, në 4 vitet e fundit Maqedonia nuk ka arritur të kualifikohet për në finale. Prandaj Radio Televizioni Publik Maqedonas, MRT, vendosi që biletën për në Kiev t'ja japë këngëtares Jana Burceska.

A do të mundet ajo, që t'a rikthejë Maqedoninë në finale?

E lindur në Shkup në korrik të vitit 1993, Jana Burceska e nisi karrierën e saj muzikore në vitin 2011

ku u bë e njohur për publikun nga pjesmarrja ne Macedonian Idol (version Maqedonas i American Idol, ose sic e njihet në Shqipëri “Ethet e së premtes”)

Ajo arriti të pozicionohej në vendin e 5-të, të këtij konkursi,por pasioni i saj për muzikën nisi që në fëmijëri, pasi ka kënduar në kore akademike dhe banda të ndryshme shkolle.

Jana në një intervistë ka pohuar se është fanse e Eurovisionit dhe ka pranuar menjëherë propozimin për të përfaqsuar vëndin e saj.

Vendimi për zgjedhjen e Janës është pritur me polemika të forta nga populli maqedonas pasi ishte një emër jo shumë i njohur.

Këto polemika këngëtarja i pranon dhe nuk i ka fare problem, pasi shumë këngëtarë që kanë kënduar në Eurovision janë emra të rinj.

Rast që ja vlen të përmendet është Lena e cila arriti te fitojë Eurovisionin në vitin 2010 me këngën “Satellite”.

Ja vlen të përmendet se Jana mund të quhet me plot gojë “Vajza më braziliane nga Maqedonia”.

Pas performancës ne vitin 2012 te “Ai se eu te pego” në festivalin Zlatna Bubamara ajo e ka merituar plotësisht këtë titull. Ajo pohon se e pëlqen kulturën braziliane dhe se ka fansa nga Brazili.


Ne patëm rastin të flisnim me Janën, përpara koncertit promovues në Amsterdam.

Këngëtarja simpatike tregoi se kishte vizituar Shqipërinë disa herë, por për më tepër

ndiqni intervistën e cila është me subtitra në shqip

(CC)

Jana do të prezantojë Maqedoninë në Eurovizion me kengën “Dance alone” (Kërcej e vetme).

Maqedonia konkurron me numrin 3. në gjysëmfinalen e dytë. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 11 Maj 2017 - ORA 21.00


17 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page