top of page
Writer's pictureRoni Klein

Polonia: Kasia Moś - Flashlight


Polonia ka marrë pjesë në Eurovizion 19 herë dhe në paraqitjen e tyre të parë, ata arritën edhe rezultatin e tyre më të mirë deri tani me këngëtaren Edyta Górniak dhe këngën "To nie ja!" (Nuk isha unë) e cila arriti vendin e dytë në Eurovizionin e vitit 1994.

Edyta Górniak, e cila tashmë është 44 vjeç, është një nga artistet më të dashura për publikun polak.

Vitin e kaluar kënga e Polonisë "Color of Your Life" (Ngjyrose jetën) kënduar nga Michał Szpak, surprizoi publikun gjatë votimit në arenën Globen kur mori një sasi të konsiderueshme pikësh, duke e vlerësuar atë në vendin e tetë, në finalen e Stokholmit.


Megjithatë kënga përfaqësuese më e përfolur e Polonisë vazhdon të mbetet ajo e vitit 2014. Nëse kërkon në Google me fjalët Polonia Eurovision, rezultati i parë është për pjesmarrjen e tyre të vitit 2014.

Kush mund t'a harrojë preformancën e Donatan & Cleo dhe vajzave shoqëruese në këngën "My Słowianie" (Ne jemi sllave).

Këtë vit, në festivalin përzgjedhës për përfaqësimin polak, morën pjesë 10 këngë, nga të cilat me çmimin e parë u vlerësua këngëtarja Kasia Moś me këngën "Flashlight" (Fener)

30 vjeçarja Kasia Moś ka provuar edhe karrierën muzikore në SH.B.A duke bërë bashkpunime me Kelly Osbourne, Mýa & Carmen Electra.

Në vitin 2015, ajo hodhi në treg albumin e saj muzikor me titull”Inspination”.

Polonia konkurron me numrin 11. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


7 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page