Greqia vjen në edicionin e 62. të Eurovizionit me një këngë të përzgjedhur në mënyrë të brendshme nga Radio Televizioni Publik Grek (ERT).
Kjo është pjesmarrja e 38 e Greqisë, që megjithëse ka dërguar në Eurovision emra të mëdhenj të muzikës greke, si grupi Antique, dhe këngëtarë si Anna Vissi, Sakis Rouvas & Giorgos Alkaios, ka arritur t'a fitojë çmimin e parë vetëm një herë, me këngëtaren Elena Paparizou në vitin 2005.
Ndonëse Greqia ka fituar vetëm një herë dhe ishte një nga tre vendet që ka arritur të futet ose të jetë në finalen e Eurovisionit që nga fillimi i përdorjes së netëve gjysëmfinale, në vitin 2004.
Themi ishte, sepse Grupi Argo e prishi këtë rekord e mirë me këngën ”Utopian Land”, duke u renditur në vendin e 16 në gjysëmfinale vitin e kaluar..
Shqipëria i ka vlerësuar shumë herë përfaqësimet greke me pikë të larta, duke e renditur Shqipërinë si një nga pesë vendet kryesore nga ku përfaqësimet greke pëlqehen më së shumti.
Këtë vit, Radio Televizioni Publik Grek (ERT) vendosi që të drejtën për përfaqësim t’ja japë këngëtares 25 vjeçare Demy (Dimitra Papadea) e cila ka një karrierë të gjatë në skenën e muzikës greke, me një repretor të madh këngësh dhe shumë çmime artistike.
Në vitin 2012, kënga e saj ”Mia Zografia” fitoi dy çmime në ceremoninë muzikore ”MAD Video Music Awards 2012”
Pas shpalljes së emrit të saj, si përfaqësuesja e Greqisë në Eurovisionin e këtij viti, ERT deklaroi se do të ishte kompozitori Dimitris Kontopoulos, ai që do të kompozonte tre këngë për këngëtaren Demy, nga të cilat publiku grek pati mundësinë të votonte për këngën përfaqësuse nëpërmjet televotimit.
Nga këto tre këngë, publiku grek, zgjodhi me 70% të votave, këngën me titull ”This is love” (Kjo është dashuri).
Greqia konkurron me numrin 10. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00