top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Islanda: Svala - Paper


Islanda ka marrë pjesë 29 herë në Eurovizion duke filluar prej vitit 1986. Në vitin 1999, ishulli i vullkaneve, u afrua shumë afër fitores këngëtaren Selma Björnsdóttir dhe këngën "All out of luck" (Komplet e pa fat), por nuk pati fatin të marrë më tepër pikë se këngëtares Charlotte Nilsson duke i lënë fitoren Suedisë .


Në vitin 2009 ishte gjithashtu një vend tjetër nordik i cili ia rrëmbeu kupën nga dora islandezes Yohanna dhe këngës së saj "Is it true" (A është e vërtetë), sepse norvegjezi Alexander Rybak arriti të mblidhte një sasi rekord pikësh, gjithsej 387 pikë, duke e lënë islandezen Yohanna në vendin e dytë me 218 pikë.

Përfaqësimet islandeze deri në vitin 1997 ishin të gjitha në gjuhën amtare, por pas një pushimi një vjeçar në 1998, Islanda iu kthye Eurovizionit me një taktikë të re, përdorimin e gjuhës angleze.

Në 18 përfaqësimet e fundit të tyre, gjithë këngët janë kënduar në anglisht përveç vitit 2013 ku këngëtari Eyþór Ingi Gunnlaugsson këndoi "Ég á líf" (Unë kam jetë).

Edhe këtë herë kënga islandeze vjen në gjuhën angleze, megjithëse kënga ka edhe një version në gjuhën amtare me titullin "Ég veit það" (Unë e di atë).

Këngëtarja Svala Björgvinsdóttir, e cila fitoi të drejtën për përfaqësimin e Islandës në Eurovision nëpërmjet fitores së festivalit përzgjedhës islandez ”Söngvakeppnin 2017”, vendosi që kënga të këndohet në anglisht ”Paper” (Letër)

40 vjeçarja Svala, ka studiuar 7 vjet për balet në Teatrin Kombëtar të baletit në Islandë dhe ka gjithashtu një karrierë të konsiderueshme në muzikë, me dy albume muzikore në treg ”The Real Me” të vitit 2001 dhe ”Birds Of Freedom” të vitit 2005.

Ajo është e bija e këngëtarit islandez Björgvin Helgi Halldórsson, i cili përfaqësoi Islandën në Eurovisionin e vitit 1995 me këngën ”Núna” (Tani).

Svala, e cila tashmë ka tetë vjet që jeton në Los Angeles (SH.B.A), njihet edhe për linjën eksluzive të veshjeve emrin”Kali” dhe vetë artistja konsiderohet si një ikonë e modës, jo vetëm në Islandë por edhe në botë.

Islanda konkurron me numrin 13. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


14 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page