Letonia e nisi rrugën e Eurovizionint në vitit 2000, me një sukses të vërtetë sepse grupi Brainstorm me këngën "My star" (Ylli im) arriti të renditej vendin e tretë. Nuk iu desh shumë kohë, vetëm dy vjet më vonë, Letonia arriti të fitojë çmimin e parë në Eurovizionin e vitit 2002 me këngën "I wanna" (Unë dua) kënduar nga Marie N.
Rezultatet u përkeqësuan në vitin 2009, kur vendi pati një periudhë gjashtë vjeçare të dështimit për t'u kualifikuar për në finale, deri në vitin 2015 kur këngëtarja Aminata e riktheu Letoninë në finalen e Eurovisionit me këngën ”Love Injected” e cila zuri vendin e 6-të.
Tashmë shpresa e Letonisë, për të arritur rezultate të mira, i është lëne grupit Triana Park.
Këtë vit Radio Televizioni Publik i Letonisë (LTV) përzgjodhi këngën dhe përfaqësuesin e tyre për në Kiev, nëpërmjet festivalit të tyre përzgjedhës ”Supernova 2017”
Nga 22 këngë që konkurruan në çerekfinalet e ”Supernova 2017” për në natën finale u zgjodhën vetëm 4 prej tyre.
Cmimi i parë, me 57 % e votave publike i shkuan këngës ”Line” (Linjë) të grupit Triana Park, të cilët triumfuan ndaj tre këngëve të tjera, duke lënë ato vetëm me nga pak a shumë, rreth 14% vota për sejcilën.
Grupi Triana Park, përbëhet nga 4 antarët, vokalisten Agnese Rakovska, kitaristin Artūrs Strautiņš, perkusionistin Edgars Viļums, dhe basistin Kristaps Ērglis.
Ky grup, i cili është i rrymës electronic, pop - rock & funk-rock, u formua në vitin 2008 dhe ka në treg shumë këngë si edhe një dy albume CD me titull ”EnterTainment ” të vitit 2010, dhe ”Triana Park” të vitit 2014.
Grupi ka konkurruar për të përfaqësuar Letoninë në Eurovision edhe pesë herë të tjera, në vitet 2008, 2009, 2010, 2011, dhe 2012, por mesa duket, hera e gjashtë ishte fatlumja për ta.
Letonia konkurron me numrin 18. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00