Çekia mban rekordin e rezultateve të këqija është vendi që ka arritur në në finale vetëm një herë, gjithashtu thuajse në të gjitha pjesmarrjet Çekia është renditur afër fundit të tabelës.
Çekia, e cila filloi të marrë pjesë në Eurovizion në vitin 2007, për arsye të mungesës së interesit nga publiku dhe rezultateve shumë të dobta iu shkëputën konkurrencës menjëherë pas pjesmarrjes së vitit 2009, ku ata përfunduan me 0 pikë në gjysëmfinale me këngën "Aven romale" të grupit Gipsy.cz
Rikthimi i tyre në këtë konkurrencë ndodhi në vitin 2015 me këngëtarët Marta Jandová & Václav Noid Bártadhe këngën "Hope Never Dies" por përsëri pa arritur të kalojnë në finale.
Më në fund, vitin e kaluar, ata arritën të kalojnë në finale për herë të parë, me këngën "I stand" kënduar nga Gabriela Gunčíková, por duke përfunduar në vendin e parafundit, 25-të, ku në vendin e fundit, atë të 26-të, doli Gjermania.
Por mesa duket Çekia ka vendosur të marrë pjesë edhe këtë vit, sepse ashtu sic e thotë edhe kënga çeke e vitit 2015, shpresa vdes e fundit. Fundja edhe rezultati i vitit të kaluar nuk ishte aq I keq sa ato të mëprashmit, të paktën ato arritën të shkojnë në finale.
Këtë herë, Radio Televizioni Publik Çek (Česká televize) ka vendosur që të dërgojë në Eurovision këngëtaren Martina Bárta me këngën “My turn” (Rradha ime)
28 vjeçarja Martina, e cila jeton në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, është këngëtare e rrymës jazz dhe gjithashtu një instrumentiste e mirë e trombës (veglës frymore)
Kënga “My turn” është e stilit jazz, rrymë mjaft e preferuar në Çeki.
Kënga flet për intimitetin devotshmërinë mes dy të dashuruarish me fjalët
“Nga miliona zemra, ti zgjodhe zemrën time, prandaj më lejo që të jem gëzimi dhe shpëtimi yt”
Çekia konkurron me numrin 14. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00