top of page
Writer's pictureRoni Klein

Moldavia: SunStroke Project - Hey, Mamma!


Modavia mori pjesë për herë të parë në vitin 2005 dhe në 12-të pjesmarrjet e tyre, është ende përfaqësimi i tyre i parë me grupin Zdob şi Zdub dhe këngën "Bunica Bate Toba" (Gjyshja i bie daulles) të cilët u renditën në vendin e gjashtë.

Pas rezultateve të dobta të vitit 2006, Radio Televizioni Publik Moldav TRM tha se do të tërhiqej nga konkurimi për arsye financiare, duke mos buxhetuar për përfaqësimin e tyre në vitin 2007, por pas presionit të publikut vendas, ata u detyruan të dërgojnë këngëtaren Natalia Barbu me këngën "Fight" (Lufto) e cila vërtet luftoi, duke arritur vendin e 10 në finale.

Rezultatet e Moldavisë kanë qenë pak a shumë të mira, në 12 konkurrime ato kanë qenë të pranishëm në finale 8 herë.

Edhe këtë vit, kënga e tyre konkurruese u përzgjodh nga festivali "O melodie pentru Europa" (Një këngë për Europën)

Në finale e këtij festivali, moren pjesë 8 krijime nga ku vota publike i dha thuajse në mënyrë unanime cmimin e parë grupit “SunStroke Project” me këngën "Hey, Mamma!" (Hej mama).


Kjo nuk është hera e parë e cila ky grup përfaqësohet në Eurovision. Në vitin 2010, ata konkurruan në Oslo me këngën “Run away” e cila ishte një bashkperformancë me këngëtaren moldave Olia Tira.

Megjithëse përfaqësimi i vitit 2010 nuk mori ndonjë rezultat të vecantë, kënga e tyre u kthye në një hit të rrjeteve sociale, sidomos për pjesën muzikore me saksofon.

Grupi “SunStroke Project” përbëhet nga vokalisti Sergei Yalovitsky violinisti Anton Ragoza dhe Sergey Stepano në saksofon.

Në vitin 2012 dhe 2015, ky grup mori pjesë në festivalin përzgjedhës moldav, por pa arritur rezultate të kënaqshme. Do të duhej kënga e tyre e re “Hey, Mamma!” që të fitonin zemrat dhe votat e publikut moldav, duke marrë kështu edhe biletën për në Kiev këtë vit.

Moldavia konkurron me numrin 12. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


15 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page