top of page
Writer's pictureRoni Klein

Armenia: Artsvik - Fly with me


Armenia filloi të marrë pjesë në Eurovizion në vitin 2006 dhe konsiderohet si një nga vendet e suksesshme. kur bëhet fjalë për të arritur nga gjysëmfinalja në finale.

Armenia nuk arriti të futet dot në finale vetëm një herë në vitin 2011 me këngën “Boom boom” të kënduar nga aritstja Emmy (Emma Bejanyan).

Kjo është pjesmarrja e 11-të e Armenisë, në vitin 2012 ata u tërhoqën nga pjesmarrja për arsye sigurie, meqë Eurovizioni u organizua në Baku të Azerbajxhanit.

Vitin e kaluar, në Eurovisionin e vitit 2016, armenët shkaktuan një skandal gjatë gjysëmfinales së parë, ku këngëtarja përfaqësusese e Armenisë, Iveta Mukuchyan, u pa në televizor duke mbajtur flamurin e territorit të diskutuar Nagorno-Karabakh, territor i cili është "mollë sherri" mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve (EBU), u mundua që ti paraprinte episodeve të tilla duke paralajmëruar listën e famshme të flamurëve të ndaluar, ku mes tyre u ndodh çuditërisht edhe ai i Republikës së Kosovës.


Pas këtij incidenti, me flamurin e Nagorno-Karabakh, grupi referencës së EBU lëshoi një deklaratë, duke e quajtur një "shkelje serioze" të rregulit të ndalimit të mesazheve politike dhe duke paralajmëruar televizionin publik Armen për përballje me sanksione dhe duke thënë se "çdo shkelje e mëtejshëme të rregullave të Eurovisionit 2016 mund të diskualifikonte Armeninë nga kjo konkurrencë.

Këtë herë, Radio Televizioni Publik Armen (AMPTV), vendosi që biletën për në Kiev t’ja japë këngëtares Artsvik (Artsvik Harutyunyan) pas fitores së saj në programit “Depi Evratesil”

Menjëherë më pas, AMPTV, hapi një konkurs për të gjetur këngën e duhur për këngëtaren Artsvik.

Artsvik ka konkurruar në programin televiziv armen ”Golos – The Voice” në vitin 2013, por pa arritur ndonjë rezultat të vecantë.

Pas seleksionimeve të 300 këngëve që iu dërguan AMPTV, ekspertët e këtij radio-televizioni vendosën për këngën ”Fly with me” (Fluturo me mua).

Kënga armene, ishte edhe përfaqësimi i fundit i cili u publikua nga 43 këngët pjesëmarrëse të këtij viti në Eurovision. U desh të pritnim deri në mbrëmjen e datës 18 Mars që t’a dëgjonim këtë këngë, e cila është kompozuar nga Lilit Navasardyan & Levon Navasardyan dhe me tekst të Avet Barseghyan & David Tserunyan.

Armenia konkurron me numrin 16 në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00


13 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page