Sllovenia ka marrë pjesë në Eurovizion 4 herë me artistë sllovenë, por si përfaqësues të Jugosllavisë.
Sllovenia mori pjesë për herë të parë si shtet i pavarur në 1993. Sllovenia ishte gjithashtu vendi i parë që u shkëput nga federata jugosllave, në vitin 1991.
Rezultatet më të mira kanë qenë dy herë vend i shtatë, në vitin 1995 dhe së fundmi në vitin 2001 me këngën "Energy" (Energji) Kënduar nga Nuša Derenda. Në këto 13 vite që Eurovizioni ka patur edhe natë gjysëmfinale, Sllovenia ka arritur të shkojë në finale vetëm 4 herë.
Edhe këtë vit, Radio Televizioni Publik Slloven (RTV SLO), zgjodhi që përfaqësimin e tyre ta gjejë mes pjesmarrësve të festivalit "Evrovizijska Melodija" (EMA 2017) ku në finalen morën pjesë 8 artistë.
Do të ishte këngëtari me origjinë jordano-sllovene, 35 vjecari Omar Naber, ai që mblodhi votat e mjaftueshme të publikut dhe jurive, duke arritur kështu edhe fitoren e këtij festivali me këngën ”On my way” (Në udhën time).
Kjo është hera e dytë e cila Omari do të përfaqësojë Slloveninë në Eurovision.
Ai ka përfaqësuar shtetin e tij edhe në vitin 2005, me këngën ”Stop”, në Eurovisionin e atij viti i cili u mbajt gjithashtu në Kiev /Ukrainë.
Omar Naber ka një karrierë të gjatë artistike, me pjesmarrje të shumta nåe festivalin slloven EMA, tre albume muzikore, i fundit lëshuar në vitin 2014 në anglisht dhe sllovenisht të titulluar anglisht: ”No helmet” dhe sllovenisht: ”Na glavo".
Vitin e kaluar, Omar Naber, provoi të konkurronte në festivalin përzgjedhës të Zvicrës ”ESC 2016 – Die Entscheidungsshow” me këngën “Take me far”, por pa arritur të kalonte fazen kualifikuese të këtij festivali.
Sllovenia konkurron me numrin 17. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00