Në 33 pjesmarrje, Qipro, nuk ka fituar asnjëherë dhe si rezultat më të mirë kanë një vend të 6-të, në vitin 1982, kur ata u përfaqësuan me këngën "Mono i agapi" (Vetëm dashuri) të këngëtares së mirënjohur me origjinë qipriote, Anna Vissi.
Qipro filloi të merrte pjesë në Eurovision në vitin 198. Disa nga emrat që spikasin në listën e përfaqësuesve qipriotë janë, këngëtari Constantinos Christoforoui,
i cili ka përfaqësuar Qipron si solist ose pjesë e një grupi në vitet 1996, 2002 dhe vitin 2005 me këngën "Ela ela" (Eja Eja), si edhe kantautori i susksseshëm Alexandros Panayi, i cili ka një karrierë të gjatë muzikore duke përfaqësuar vendin e tij në vitet 1995 dhe 2000.
Panayi gjithashtu ka qenë trainer vokali për këngëtarët Anna Vissi, Fabrizio Faniello dhe Elena Paparizou.
Këtë herë, Qipro, merr pjesë me këngëtarin Hovig Demirjian, i cili ka origjinë armene. I lindur në Nikosi, 28 vjecari Hovig vjen në Eurovision me këngën ”Gravity” të kompozitorit të suksesshëm suedez, Thomas G:son.
Ndonëse Hovig ka studiuar dhe punuar në degët marketing dhe biznes, ai i la ato për pasionin që kishte për muzikën.
Arritja e tij më e madhe, ishte fitorja e cmimit të dytë në një konkurs të rëndësishëm muzike në Qipro.
Në vitin 2009, ai filloi përgatitjet për pjesmarrjen në ”X-Factor Greece” me publikimin e këngës dhe videoklipit të këngës "Den mou milas alithina (Istoria exei teleiwsei”
Pas pjesmarrjes në X-Factor, ku ai u rendit në vendin e 7-të. karriera e tij vazhdoi me publikimin e disa këngëve të tjera në gjuhën greke dhe angleze.
Qipro ishte vendi i parë i cili publkoi emrin e përfaqësuesit për Eurovisionin e këtij viti dhe përzgjedhja e Hovig, u bë nga ekspertë të Radio Televizioni Publik Qipriot, CyBC.
Qipro konkurron me numrin 15. në gjysëmfinalen e parë.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 09 Maj 2017 - ORA 21.00